• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kushtetuesja “pastron” gërmadhat ligjore të Teatrit
Home
Politikë

MERO BAZE/ Kushtetuesja “pastron” gërmadhat ligjore të Teatrit

July 2nd, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të spastrojë gërmadhat ligjore të krijuara mbi gërmadhat e Teatrit Kombëtar pas prishjes së tij, duke pezulluar ndërtimin nga Bashkia e Tiranës deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka shfuqizuar ligjin special nr. 37/2018, që autorizonte ndërtimin përmes procedurës me PPP të Teatrit Kombëtar, si dhe VKM nr. 377 /2020 që i jep Bashkisë së Tiranë pronësinë mbi rreth pesë mijë metra katror tokë, “me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar”.

Në fakt, ligji i shfuqizuar është thjesht një pastrim nga kaosi ligjor rreth Teatrit, pasi vetë Bashkia ka hequr dorë nga ai ligj, pasi hoqi dorë nga ndërtimi me PPP i Teatrit dhe kërkoi fonde nga Qeveria dhe donatorët.

Po ashtu, dhe dhënia e pronësisë së tokës së Teatrit për Bashkinë nuk ka më vlerë, pasi ajo do të përdorej si kapital për të negociuar PPP-në për ndërtimin e Teatrit.

Pra nga pikëpamja e efektit ligjor, nuk është se prish ndonjë punë.

Ajo që duket e diskutueshme, ka të bëjë me faktin se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një VKM, që është kompetencë ekskluzive e Gjykatës Administrative, dhe jo Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata po ashtu hedh poshtë kërkesën e Ilir Metës që prishja e Teatrit të konsiderohet antikushtetuese.

Në këto kushte, vendimi i Gjykatës i lë pronësinë mbi truallin e Teatrit, Ministrisë së Kulturës, dhe i lë Qeverisë, autoritetin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, por e ndalon fillimin e punimeve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë aspect, Gjykata ka bërë një punë të mirë për të pastruar gjithë gërmadhat ligjore të krijuara nga iniciativa të ndryshme të Qeverisë dhe Bashkisë, nën presionin politik të opozitës rreth kësaj çështje, dhe e ka rikthyer atë aty ku nisi, tek Qeveria.

Vendimi rikthen pronën e Teatrit tek Ministria e Kulturës dhe përsa i përket ndërtimit të Teatrit të ri, nuk ka asnjë efekt.

Ai është në dorë të vullnetit të Qeverisë për ta ndërtuar. Dhe nuk më duket se Qeveria ka hequr dorë nga kjo ide.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Luli le të shijojë "fitoren" e radhës, ju ndërtoni Teatrin
Previous article FLOGERT MUÇA/ Hipokrizia e Bashës si kundërpërgjigje ndaj DASH

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k