• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Hipokrizia e Bashës si kundërpërgjigje ndaj DASH
Home
Politikë

FLOGERT MUÇA/ Hipokrizia e Bashës si kundërpërgjigje ndaj DASH

July 2nd, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lulzim Basha ka sulmuar sot të gjithë kryeministrat e Ballkanit, duke i trajtuar ata si fajtorë pse rajoni nuk është anëtarësuar akoma në Bashkimin Europian. Kjo ndodhi në një kohë kur në Ohër po mbahej Forumi i Prespës, ku përveç kryeminjistrave të Ballkanit ishte i pranishëm edhe Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.

Njëlloj si shtetet dhe institucionet e BE që më herët ishin shprehur se Shqipëria dhe MV i kanë plotësuar kushtet për tryezat e para ndërqeveritare (por pengesa lidhej me BE dhe jo me dy shtetet) edhe Reeker theksoi se ”Vendimi i Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte frymëzues, po nëse nuk ndërmerr hapa konkrete tani BE do të humbasë besueshmërinë. Shpresojmë që BE të mbajë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vende”.

Por sot, në një kohë kur Reeker shprehte zhgënjimin nga BE e cila nuk hapi mbajtjen e  konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV, Lulzim Basha sulmonte nga Tirana krerët e Ballkanit duke fajësuar ata për këtë bllokadë të BE-së, duke dalë kështu kundër qëndrimit të SHBA-ve. Hipokrizia e Bashës shkon edhe më tej. Ai i cili akoma nuk është distancuar nga ish kryeministri dhe ish kreu i PD Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA me akuza shumë të rënda, sot sulmonte qeveritë e ballkanit si cënuese të demokracisë. Basha duke mos u distancuar nga Berisha e njëherësh duke sulmuar qeveritë e ballkanit si penguese të integrimit (ndërkohë që SHBA bën përgjegjëse BE-në), duket sikur i tha Reekerit përgjigjen që s’ia dha dot në Tiranë: Nuk distancohem dot nga Sali Berisha! Sepse, po të ishte reagim për konsum të brendshëm politik reagimi i tij do të ishte në gjuhën shqipe, por fakti që reagon në anglisht ka tjetër target të cilit i drejtohet,

Lulzim Basha sot shet moral dhe akuzon qeveritë e gjithë Ballkanit si autokrate dhe goditës të demokracisë, ndërkohë që akoma nuk është distancuar nga Sali Berisha, i cili teksa shpallej non grata nga SHBA, argumentohej se është një minues i demokracisë, plus faktit që është i korruptuar familjarisht duke përfshirë edhe aleatët e tij politikë.

Në fakt Basha duhet mirëkuptuar, sepse Reeker gjatë vizitës në Tiranë nuk takoi aleatin e Berishës, Ilir Metën edhe pse gjeti kohë të takojë politikanë të tjerë që ishin distancuar nga Berisha me herët.  Kjo hipokrizi e Bashës që ngjan edhe me një amatorizëm politik kur flet si mbrojtës të demokracisë ndërkoë që është i kapur nga Sali Berisha, në fakt tregon edhe njëherë se ai nuk po ndahet dot nga  doktori dhe Ilir Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kushtetuesja “pastron” gërmadhat ligjore të Teatrit
Previous article YLLI PATA/ Lufta e kotë me kohën: Kronologjia e një “guerilje pallati”, ku gabuan Berisha e Meta në përballjen me SHBA

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k