• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Humbjet e gjyqeve në SHBA, janë arsye pse Shkëlzen Berishës, duhet ti hapen gjyqet në Shqipëri
Home
Politikë

MERO BAZE/ Humbjet e gjyqeve në SHBA, janë arsye pse Shkëlzen Berishës, duhet ti hapen gjyqet në Shqipëri

July 4th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar të marrë në shqyrtim apelin e Shkëlzen Berishës, mbi akuzat për korrupsion në librin e Guy Lawson “Arms and the Dudes”.

Libri i cili u bë dhe një film i famshëm i Hollivudit “War Dogs” tregon historinë kriminale të përfshirjes së djalit te Sali Berishës në historinë e trafikimit të armëve nga Gërdeci në Afganistan, në bashkëpunim me dy djem të rinj amerikan, brenda së cilës ka histori vrasjesh, shantazhesh dhe përdorim të pushtetit të babait kryeministër.

Shkëlzen Berisha është përpjekur të mbrohet në Gjykatë të Lart, se ai nuk është njeri publik dhe akuzat ndaj tij janë të qëllimshme. Gjykata nuk ia ka pranuar fare këtë arsyetim dhe nuk e ka marr çështjen në shqyrtim.

Por gjykata e shkallës së parë, e ka argumentuar gjerësisht se të gjithë akuzat e bëra në shtyp ndaj Shkëlzen Berishës, nuk janë hedhur dot poshtë prej tij dhe ishin të besueshme.

vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, citon gjerësisht burimet e besueshme që i është referuar shtypi duke nisur nga deklaratat e gjeneral Luan Hoxhës, dyshimet e besueshme të vajzës së Trebickës që ky grup mund ti ketë vrarë babain, dhe deri faktet që provojnë përfshirjen e tij në atë aferë.

Vendimi i Gjykatës së Lart i vë vulën përpjekjeve të Shkëlzen Berishës për t’u shfajësuar për akuzat ndaj tij dhe tashmë i hap rrugën gjykimit të tij në Shqipëri për këto akuza.

Vendimi i Gjykatës ka dal në një moment, kur Shkëlzen Berisha, nëna dhe motra dhe babai i tij, janë të listuar në Listën e Zezë të SHBA si një familje e korruptuar që kanë përfituar nga pushteti i tyre politikë dhe më tej akoma babai i tyre është nën akuzë si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit gjyqësor.

Kjo akuzë zyrtare e SHBA, shpjegon gjithë arsyet përse Shkëlzen Berisha humbet gjyqe në SHBA dhe nuk i hapen deri më sot gjyqe në Shqipëri.

Duke qenë se familja e tij ka kapur dhe shantazhuar sistemin gjyqësor, ai nuk u thirr kurrë të hetohej për të dy aferat e Gërdecit, edhe për atë që vrau 26 vet dhe hodhi në erë 300 shtëpi edhe për aferën për të cilën humbi gjyqin në SHBA dhe ka të bëj me aferën e trafikimit të fishekëve kinezë në Afganistan.

Edhe pse provat ishin sheshit, asnjë prokuror në Shqipëri nuk guxoi ta pyes për telefonat e tij me Delijorgjin gjysmë ore pas shpërthimit, dhjetëra biseda telefonike me të para dhe pas skandalit, hyrje daljet në zyrën e Fatmir Mediut, faksin e dërguar në emër të tij në një zyrë private në Ministri të Mbrojtjes që ai e kish bërë si pronë të tij, dhe plot lidhje të rrethit të tij personalë dhe familjar me këtë tragjedi.

Arsyeja është ajo që përshkruhet në vendimin e Departamentit të Shtetit, pra që Sali Berisha ka ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë për ti shpëtuar gjykimeve për afera korruptive për familjarë dhe aleatë të tij politikë.

Tani Shkëlzen Berisha ka humbur çdo shans të mbrohet në SHBA. Përkundër kësaj është i damkosur nga SHBA si një hajdut që ka përfituar nga korrupsioni i babait të tij kryeministër. SIstemi i drejtësisë tani po çlirohet nga kapja dhe shantazhet e Sali Berishës.

Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme të SHBA është një arsye e fort që ndaj Shkëlzen Berishës të nisin hetimet në Shqipëri. Faktet dhe provat për Gërdecin i kanë në dosje në prokurori por po flenë aty. Arsyen e kanë tek vendimi i Gjykatës Supreme amerikane që refuzon dhe ta shqyrtoj një kërkesë të tij për pafajësi pas akuzave nga shtypi amerikan.

Vendimi i gjykatësit të shkallës së parë ka argumentuar gjerësisht përse ai nuk mund të mbrohet si i pafajshëm në atë histori. Tani thjesht duhet të rishfleftojnë dosjen e Gërdecit dhe ta thërrasin si të pandehur. Për fat Fatmir Mediun e kanë rithirrur. Dhe besoni që Mediu nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka i ka hapur rrugë Shkëlzen Berishës në atë histori. Të hetosh dhe gjykosh Mediun si ish-ministër i Babait kryeministër, që ndihmonte djalin e babait kryeministër dhe mos të gjykosh të birin që ishte shkaku i kësaj historie, është të tallesh me atë histori. Këtij hetimi i duhet shtuar dhe fatura e pagesave të tij për gjyqin në SHBA dhe mënyrën si i ka paguar ato. Janë miliona euro të paguar për tu “pastruar” në SHBA që e bëjnë dhe më të pistë këtë histori.

Tani SHBA e bëri punën e saj në të gjithë nivelet, në gjyqësor dhe në nivel politikë. Shkëlzen Berishës i është refuzuar përpjekja për tu shfajësuar nga akuzat e shtypit amerikan, ndërkohë që Sekretari i Shtetit e ka listuar si një hajdut që ka përfituar nga korrupsioni shtetëror i babait të tij në Shqipëri. Eshtë koha të përballet me drejtësinë dhe shtetin shqiptar. Pastaj le të shkoj të ankohet në Francë bashkë me babain.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Provat që kërkon Berisha? Kronologjia e vendimeve të tre gjykatave të SHBA ndaj të birit, Shkëlzenit
Previous article BEN ANDONI/ Shqipëria e Ballkanit dhe Shqipëria e BE-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k