• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Shqipëria e Ballkanit dhe Shqipëria e BE-së
Home
Blog

BEN ANDONI/ Shqipëria e Ballkanit dhe Shqipëria e BE-së

July 4th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Shqipëria, e cila po pret hapjen e negociatave pas dyerve të BE-së, po përballet me mallkimin e zakonshëm të Ballkanit, që do të thotë shumë energji e çuar kot për narrativa boshe nacionaliste, paqartësi administrative, dhe shumë përpjekje e munduar për rrugë lineare integrimi. Klubin ballkanas me fatin e njëjtë e bëjnë tashmë një grup vendesh, që fatmirësisht po i bashkon përballja me BE-në. Po ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë pak më parë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po qasen dot as te pragu i Brukselit, për të mos përmendur Kosovën që po nëpërkëmbet turpshëm.

Ndoshta idealet e ngritura nga një lloj ideje e neo-liberalizmit, ku tregu do vendoste për zhvillimin teksa shteti do mundohej të rregullonte pa u kthyer në pengesë, si edhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare, u vlerësua jashtëzakonisht në të gjitha vendet tona. Ishte i tillë nderimi saqë besohej se zhvillimi do mundësohej vetëm nga jashtë. Në fakt e kishte një të vërtetë, si në vendin tonë: masa e madhe e shqiptarëve, që kërkonte një fat më të madh dhe mundësi punësimi po i ikte krahut aktiv të punës në vend, por aman po sillte remitancat aq të nevojshme. Klima politike në Shqipëri në segmente të caktuara po mundohej të binte të huajt se vendi ishte i paqëm për investime të huaja. Me luhatje të paimagjinueshme, me momente afër katastrofave të shtetit demokratik, publiku shqiptar kuptoi se vetëm përmes integrimi të BE-së do të plotësohej demokratizimi i duhur.

Veçse kritikët e liberalizmit me të drejtë, që tek ne ende mungojnë në masën e duhur, por që janë gjithnjë e më të shfaqshëm, filluan të kuptojnë se kjo rendje dhe barriera e Brukselit po ua nënvlerësonte kombin dhe identitetin për hir të parimeve të Evropës së Bashkuar dhe skedave të integrimit shtuar në infinit. Teksa nga e majta po shikohet qartë në Shqipëri se ajo që kërkojmë për barazinë dhe udhën që po merr Reforma në Drejtësi nuk trajtohet barazisht në praktikë.

Përballë sfidave të sotme moderne, shumë më tepër sesa këto që u përmendën, Shqipëria e Ballkanit ka ende punë. Jo më kot, Shqipëria futet ende tek vendet me demokraci të cunguar. “Liberation”, pak ditë më parë, në përcaktimin e indeksit të saj të demokracisë, ku merret parasysh korrupsioni, drejtësia, liria e medias, zgjedhjet dhe pak të tjera, tregoi se Shqipëria ka ende një vend modest, me 46%, me vetëm pak pas Serbisë 48 % dhe Maqedonisë së Veriut 47%. Dhe, kur shikon përcaktimet negative për demokratizimin e Serbisë që është pak para nesh, atëherë të lind shqetësimi për Shqipërinë tonë. A do mundet Shqipëria e Ballkanit të jetë shpejt si Shqipëri e BE-së?! Terreni po tregon se ka ende një mal të lartë përpara, atë që Mitterand e parashikonte me cinizëm shumë vite më parë që Vendet e Lindjes të mos bëheshim menjëherë anëtare, por të integroheshin me kujdes, sepse e kanë të pamundur me atë kulturë politike. Tamam atë që kuptoi Merkel në atë sforco durimi gjatë mandateve të saj për t’na futur në hulli të pamundura. Ndaj, BE-ja mbetet ende shumë e shumë larg. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Humbjet e gjyqeve në SHBA, janë arsye pse Shkëlzen Berishës, duhet ti hapen gjyqet në Shqipëri
Previous article ARTUR AJAZI/ Rama “Gati për Shqipërinë”, Basha po mendon për protestat…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k