Pas valës së parë të mbështetësve të angazhuar për të shpallur fitore të madhe tryezën PD PS për reformën zgjedhore, duke e lidhur me zgjedhje të parakohëshme në Qershor ose Shtator, tani ka një valë të dytë zërash brenda opozitës, që thonë se duket që zgjedhjet do të jenë më 2021. E gjithë kjo zhurmë është prodhuar nga sikleti se dikush duhet ta shpallte deomos fitore, tryezën e përbashkët dhe rikthimin e PD në sistem.
Në fakt tryeza është fitore .
është fitore e PD që u rikthye në rrugën e vetme politike që egziston për të qenë parti konkuruese dhe po ashtu fitore për shumicën e cila nuk do shkoj sërisht vetëm në zgjedhje por me konkurentë.
Por që një Marrëveshje të ketë efektin e duhur, ajo ka nevojë për tu shpjeguar siç është se ndryshe të kthehet në të kundërt.
Dhe kjo nuk ndodh vetëm me faktin do ketë apo jo zgjedhje. Kjo ndodh dhe me pikat që do të diskutoj tryezat dhe me kopetencat që ka Këshilli Politik dhe me atë se si do ti bëjnë zgjedhjet më të sigurta.
Së pari shumë nga pikat e debatit në tryezën zgjedhore duan shpjegim të ndershëm.
PD nuk duhet të kompleksohet fjala vjen nga debati mbi sistemin.
Sali Berisha dhe Edi Rama që janë themeluesit e tij vazhdojnë ta mbrojnë pa kompleks.
Të dy kanë argumentet e tyre dhe nuk janë të kompleksuar që e kanë bërë atë sistem. Lulzim Basha as e mbron, as e lufton, as e hedh posht dot se I duhet, as thotë se do ta hedh se I duhen aleatët …dhe kështu ka hyrë në një spirale pa fund.
E njëjta histori me depolitizimin e komisioneve. Depolitiizmi I komisioneve ul ndjeshëm shpenzimet financiare për fushatënm dhe rrit sigurinë e partive të vogla, se nuk ua vjedhin votat partitë e mëdha.
Tani kur PD e kundërshton nën zë këtë, duhet të jap argumente. Duhet të thonë pse duhen politikë, dhe pse janë më të garantuar partitë e vogla nga dy komisionerët partiak të PS e PD.
Po ashtu PD ka si shqetësm kryesor financimin e fushatës dhe nga ana tjetër nuk heq dorë nga struktura politike mbi zgjedhjet.
Të gjitha këto debate kur I bën hapur dhe publikisht dhe nëse nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, nuk i bën dëm PD. Kështu duke porositur opinione, komente, duke porositur një herë ata që thonë fitore dhe një herë ata që thonë mos u gëzoni, krijon më shumë pesimizëm se optimizëm.
E njëjta gjë duhet thënë dhe për zgjedhjet. Kur thuhet që do ketë zgjedhje në Qershor natyrisht është gënjeshtër e cila në Qershor të kthehet në kosto. Kur thua duhet të ketë zgjedhje në Tetor, duhet të jetë serioze se mund të thotë Rama jam dakod dhe pastaj sdi çtë bësh.
Zgjedhjet janë një çështje serioze që nuk mund të lihet në dorë të propogandistëve. Ato ndodhin kur duhet të ngjallin shpresë dhe jo të jenë arsye për të fshehur dështimet.
Po hapur duhet fol dhe për mënyrën se si e ka prit Berisha, apo të tjerë tryezën. është e qartë që Berisha është pezmatuar, por nuk është gati ti vërsulet Bashës për këtë. Po vuan dështimin e revolucionit të tij që e nxiti e tentoj ta mbaj gjallë artificialisht. Po ashtu të zhgënjyer janë dhe aleatë të tjerë të PD, që flasin nën dhëmbë për atë që ka ndodhur.
Në fat nuk ka ndodhur asgjë e rënd për PD. Ka ndodhur gjëja më normale. Anormale ka qenë gjithçka që ka ndodhur deri më dje. Por përpjekja për të justifikuar normalitetin me gënjeshtra e bën atë sërisht anormal.
Leave a Reply