• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Ore, po çfarë kërkoni nga Basha?!
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Ore, po çfarë kërkoni nga Basha?!

January 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

EDMOND ARIZAJ

Bashes “i thane” dil nga parlamenti. Doli. “I thane” digj mandatet. I dogji. “I thane” perplasu me dhune. U perplas.

As ja fershelleu njeri fare. C’te bente qe t’i kenaqte, te varte veten? Pervecse humbi vete, humbi partia, humbi opozita, humbi dhe vendi.

Te fituar dolen vetem ata qe “thonin dhe keshillonin”. Pastaj filluan te thone; jo po nuk doli si duhet nga Parlamenti e nuk u perplas sa duhet dhunshem qe te dridhej qeveria…

Tani kane filluar “pazari, pazari”, d.m.th Basha u ul ne tryeze me Ramen (te derguarit) pasi ky i fundit e shpetoi nga gjyqi per parate ruse.

Dakort, po Monika Kryemadhi pse u ul (dergoi perfaqesues) ne tryeze? Ca gjyqi i mbylli Rama?!

Dhe mbi te gjitha, pse s’po degjojme ndonje ngritje zeri nga keta qe “thone e keshillojne”; si ka mundesi qe Rama mbyllka gjyqe ku ka te dhena te ardhura nga USA si kjo e parave ruse per lobim?

Po bertasin per pazar, a thua nuk e njohin kete fjale. Sepse jo vetem kane shkruar per pazare, te themi ate qe eshte, po ndonjehere edhe kane qene brenda tyre.

Basha po, duhet te jape dhe duhet t’i kerkohet llogari deri me nje, por nga demokratet dhe nga votuesit e PD dhe opozites qe i terheq zvarre prej kaq vitesh nga “republika e re” tek “s’ka zgjedhje pa ikur Rama”, nga “17 maji” ne “17 janar”.

Per llogarite para drejtesise, eshte puna dhe turpi i drejtesise…Dalja e PD nga sistemi ishte budalleku me i madh ne historine parlamentare qe ben nje parti politike.

Basha dhe Kryemadhi moren vendimin e duhur qe po kthehen ne sistem. Madje edhe sikur te kete “pazar” ne kete rast, ai eshte 100 here me i mire se te gjitha “pazaret” e bera deri me sot. Sepse minimalisht Shqiperia ka 500 mije njerez te paperfaqesuar.

Cfare i mbetet Bashes tani? Pike se pari, te binde veten se nuk duhet te impresionohet me nga ata “qe thone dhe keshillojne” si dhe idete e tyre luftarake.

E dyta, te kuptoje se me c’po ndodh ne bote dhe ne rajon, vicklat e shqiptareve as nuk i duhen e as ua fershellen njeri edhe kur ato vene ne dyshim sistemin demokratik. E treta dhe kryesorja te nise fushaten.

Dhe fushata nuk behet vetem duke uleritur per zgjedhje te parakohshme nga Tirana, por duke grisur kepucet neper Shqiperi, e duke planifikuar 2021-shin.

Rama nuk ka per t’ia leshuar karrigen, as me lutje, as me dhune. Ne propagande nuk e mund dot. Ne perballje vetjake jo. Ne burime njerezore, deri tani jo (nuk di ku ka ndonje fitore Basha perballe Rames, pervec kriminalizimit qe edhe kete nuk ka ditur ta shfrytezoje sepse ben nga nje mufke me te madhe vete).

Ka gati dy vjet kohe ta gjeje se si ta munde Ramen. Pas tryezes se fundit, justifikimet e blerjes se votave dhe “Damianit” nuk pine me uje.

Pas “lufterave” te fundit te humbura, as ata qe “c’thone sot, nuk thone neser” s’pine me uje. Basha duhet te kete pune vetem me demokratet. Ashtu si dhe demokratet duhet te kene pune me te.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ilir Meta mund të kthehet në një shpresë për të rinjtë
Previous article MERO BAZE/ E vetmja humbje për PD, është përpjekja për të shpallur fitoren

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k