• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Dhuna që nuk “vrau” as Lulzim Bashën!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Dhuna që nuk “vrau” as Lulzim Bashën!

July 12th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Ka një mëri të shtuar nga shumë mbështetës dhe propagandistë të opozitës, kundër faktorit ndërkombëtar, pas 30 Qershorit. Ka një mllef ndaj qëndrimeve të SHBA , BE dhe vendeve të tjera Perëndimore, që u shprehën para zgjedhjeve kundër dhunës. 

Tani e gjithë retorika e pas 30 Qershorit, është kufizuar tek armiku i jashtëm dhe kryesisht vendet perëndimore që bën thirrje kundër dhunës më 30 Qershor.

Asnjë fjalë për dështimin e Lulzim Bashës. Asnjë fjalë për premtimet e pambajtura të tij. Asnjë fjalë për strategjinë e dështuar të tij. Asnjë fjalë për rolin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në këtë histori. Biles asnjë fjalë, as për lajthitjen verore të Presidentit. Për ta gjithë fajin e ka SHBA , BE dhe vendet e tjera perëndimore, që nuk kuptohet çfarë roli kanë luajtur në dështimin e Lulzim Bashës.

I gjithë ky ligjërim politik, në fakt kërkon të fsheh dështimin e Lulzim Bashës në krye të opozitës, por dhe dështimin e vet atyre, që e nxitën Lulzim Bashën në këtë rrugë.

Më I shquari prej tyre mbetet Fatos Lubonja. Ai kishte opsion të qartë përdorimin e dhunës në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe vazhdon ti përmbehet idesë se mënyra e vetme e rrëzimit të Edi Ramës është ajo me dhunë. 

Nuk jam kundër radikalëve të tillë, edhe pse janë revolucionarë të dal mode. Pra nuk mund ti përjashtosh dikujt të drejtën të rrëmbej dhe armët nëse i ka shkuar në majë të hundës.

Problemi që ne kemi me nxitësit e dhunës në Shqipëri, është se ata e kompleksuan opozitën, duke ja imponuar përdorimin e dhunës, si rrugë të vetme dhe kur ajo dështoi në këtë rrugë, ata nuk mbajnë përgjegjësi, as për presionin që i bën opozitës, as për dështimin e opozitës, as për dështimin e tyre. Ata po rreken ta gjejnë përgjegjësinë, tek kundërshtarët e dhunës.

Këta janë të vetmit humbës në botë që thonë se fajin që ne humbëm, e kanë kundërshtarët tanë, se ata na mundën. 

Pra në betejën për vëllavrasje në Shqipëri, nga një anë ishte Fatos Lubonja Sali Berisha e Ilir Meta me shokë, që kishin vënë para opozitën si të marrë peng dhe nga ana tjetë qeveria dhe vendet perëndimore, që kundërshtonin dhunën. 

Tani sipas këtyre faji për dështimin e rrugës së opozitës është I kundërshtarëve të saj që nuk lejuan dhunën.

Dhe këta nuk ndjehen të humbur, por ndjehen të perseketuar që nuk i kanë lënë të fitojnë.

Ky arsyetim idjot, turpuron çdo revolucionar në këtë botë që ka përdorur ndonjë herë dhunën për të marrë pushtetin. Turpuron dhe kujtimin e Todi Lubonjës si partizan. Se dhe ai rrëmbeu armët për të marrë pushtetin, por nuk ishte edhe partizan edhe të pinte kafe në Rogner. Kush del në mal, kush rrëmben armët, duhet të llogarisë të jetë në luftë, dhe jo në Teatër.

Tani kjo historia që fajin pse nuk fitoi dhuna është i Perëndimit dhe jo i Lulzim Bashës, është më shumë se qesharak. Kur dikush vendos të fitoj me dhunë, ose i qëndron deri në fund dhunës, ose vritet nga të vetët. Në këtë rast nuk themi larg qoft të vrasin fizikisht Lulzim Bashën, por politikisht së paku, nuk duhet të harxhonin kaq shumë energji për ta shfajësuar, edhe si luftëtar pa betejë, edhe si të dorëzuar një hap larg finales.

Ose duhet mbrojtur dhuna, ose Lulzim Basha. Meqë dhuna nuk eci, Lulzim Basha nuk mund të mbrohet si viktimë, pasi ai ka dështuar bashkë me projektin e tij. Por dhe nëse e mbroni, të paktën mos thoni që fajin e kanë SHBA dhe BE që nuk e lanë të fitonte me dhunë. Se luftë me leje dhe lekë bëjnë vetëm mercenerët. Ky ka pretendime që nuk është mercenar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Cili duhet të jetë “protektori” i Shqipërisë?!
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ Pse një marrëveshje e tanishme mes PD-së dhe PS-së është e rrezikshme!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k