Nga Zamira Çavo
Shqipëria në histori ka vuajtur nga i njëjti faktor: Individi I papërgjegjsëhm në krye të pushtetit, që për interest personale ka “shitur” të ardhmen e vendit! Kështu ka ndodhur në kohën e Ismail Qemalit dhe Esad Pashës, kështu ndodhi edhe kur Ahmet Zogu braktisi vendin me florinjtë tanë dhe e la popullin në baltë, pa më të voglën përgjegjësi.
Kështu ndodhi me Enverin që për shkak të pelqimit të vetes dhe dëshirës për të qenë “marksisti I fundit” na coi në buzë të rrënimit ekonomik e moral.
Kështu ndodhi me Saliun, i cili për interest e tij personale i ka vënë flakën vendi më 97-tën, më 98-tën e me radhë.
Kështu ka ndodhur me Fatosin, i cili për interest e tij personale ia dhuroi pushtetin Berishës në një kohë kur duhej dënuar dhe jo risjellë në pushtet.
Kështu ka ndodhur me Ilirin, i cili për interest e tij ka shitur interest e vendit duke i dhuruar fitoren herë njrës palë e herë tjetrës, pa pyetur për të ardhmen e vendit e duke përfituar nga pushteti për interesa të familjes së tij.
Kështu ka ndodhur me Edin, i cili për hir të interesave të veta e ka shitur vendin dhe të ardhmen tonë, te modeli i PPP-ve të famshme.
Për më tepër asnjeri prej këtyre liderëve nuk u kujtua të bënte shtet në kuptimin e shteti ligjor me administratë inteligjente e me vison, me arsim e shëndetësi të shëndoshë e me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Asnjeri prej tyre nuk diti të ndërtojë marrdhënie partneriteti me të huajt por vetëm marrëdhënie nështrimi e përfitimi personal!
Nga ana tjetër kultura politike e shqiptarit për të bredhur pas “Njëshit” në politikë na ka marrë në qafë!
Kjo psikologji e ka bërë politikanin e sotëm ta kujtojë pushtetin pronën e tij dhe sikundër thoshte Noli nuk e lëshojnë karrigen po nuk i preve kokën…
Sot pas kësaj “lufte” interesash individuale të lidershipit politik shqiptar, Shqipëria është në gjendje kaotike! Unë personalisht besoj te kaosi me shpresën e një turbullimi edhe më të madh për të cliruar më tej energjinë pozitive për ndryshim pozitiv.
Frika ime e vetme ka qenë dhe mbetet momenti i fundit: Sa herë që këta individë janë ndjerë të kërcënuar në pasuritë e tyre, pra janë ndjerë të kërcënuar jo nga njeri tjetri por nga momenti historik, ata e kanë gjetur gjuhën dhe kanë bërë marrveshje.
Këto marrveshje janë trumbetuar me “daulle” nga ndërkombëtarët që duan vetëm “statusquo”, nga media që kërkon përfitime maksimale, nga militanët që kujtojnë se fitoi forca e tyre, nga injorantët që besojnë se do stabilizohet vendi… ndërsa koha ka vërtetuar se këto marrveshje vetëm i venë cipë plagëve por nuk i shërojnë ato! Ndaj unë nuk i besoj këtyre marrveshjeve!
Unë besoj në nevojën e domosdoshme të transformimit të partive politike drejt demokracisë! Kjo nevojë më shtyn të mendoj se Partia Socialiste ka nevojë për rikthim në identitetin e saj të majtë, në demokracinë e brendëshme, në krijimin e një fryme skuadre që vepron në unison me interest e elektorait që përfaqëson. Partia Socialiste ka nevojë të rigjejë veten jashtë Rilindjes që e ka uzurpuar dhe i ka marrë frymën asaj.
Unë besoj në nevojën që Partia Demokratike të clirohet nga psikologjia berishiste dhe nga paaftësia e liderit të emëruar dhe jo të votuar demokratikisht! Paria Demokratike ka nevojë të gjejë frymën demokratike në drejtimin e saj dhe të pozicionet si forcë e djathtë duke shpalosur realisht një program të tillë.
Pa ndryshuar në thelbin e tyre këto parti, pa ndryshuar mentaliteti brenda tyre dhe pa u larguar domosdoshmërisht lidershipit aktual në të dy partitë, cdo marrveshje që do serviret së pari brënda këtyre partive dhe më tej në popull, është vetëm një zgjatje e mëtejshme e agonisë së vendit dhe të ardhmes sonë!
Leave a Reply