Dy drejtues të lartë të Partisë Demokratike, shkuan sot në landfillin e Sharrës të improvizonin një konferencë për shtyp dhe patën një ankesë publike se rojet nuk i lanë të hynin brenda. Më pas pati deklaratë nga punëtorët e landfillit dhe video të tyre, ku dy zyrtarët nuk kanë pranuar të futen brenda të shikojnë Landfillin.
Aq i fort u bë debati për këte çështje, sa duket sikur problemi është a është i bukur apo i shëmtuar landfilli i Sharrës. Aq e madhe u bë kjo punë, sa duket se i ka lënë në plan të dytë problemet, nëse ka, rreth projektit të pastrimit të plehrave të Shqipërisë.
Në fakt një konferencë shtypi rreth projektit të pastrimt të plehrave të Shqipërisë dhe efiçencës së tij, bëhet shumë mirë nga zyra nëse ke fakte. Në Sharrë nuk ka fakte, ka panoramë të bukur që ta prish skemën. Aty shkon kot se ajo është rregulluar aq shumë nga imazhi, sa kam frikë se e bën më pak të besueshme çdo kritik ndaj ndonjë afere klienteliste apo korruptive tek ai projekt.
Por me sa duket objektivi i PD është të mbajë hapur debatin me çdo gjë dhe jo të merret me problemin nëse ka argumente. Dhe debati sot u mbajt hapur me shqetësimin se janë lejuar apo nuk janë lejuar të hyjnë në landfillin e Sharrës dy drejtues të PD.
Në të njëjtin stil, vet Lulzim Basha sot ju përgjigj Erion Veliajt, se do ta çoj në gjyq për shpifje pasi ky i fundit kishte postuar dje dhe sot një dokument ku provonte se Lulzim Basha i ka kërkuar më 2013 qeverisë Berisha të fiancoj një projekt 34,6 milionë euro, me një investim 37 euro per ton për pelehrat e Sharrës, ndërsa sot bëhet me zero lek invsetim dhe me një kosto 29 euro për ton.
Diferenca mes dokumentave që ka publikuar Veliaj, që janë firmosur nga Basha dhe cmimeve të sotme, është e lart dhe sqarimi i Bashës se do ta hedh në gjyq për këtë gjë, është të mbash gjallë debatin pa sqaruar të vërtetën.
E vëreteta është shumë e thjeshtë. E pranon apo jo që ai dokument mban firmën tënde . Nëse jo, në prokruroi e con për falsifikim dokumenti jo për krahasim cmimesh, se ashtu dukesh sikur debaton, kush do ta bënte më të bukur Sharrën, Erjoni i Lulit, apo Erjoni i PS.
Projekti i pastrimit të plehrave në Shqipëri është projekt strategjik dhe do të jetë dhe në të ardhmen pjesë e cdo programi qeveritar. Nëse opozita mendon se problemi është se Sharra është bërë më e shëmtuar nga ky projekti, e ka gabim se është qindra herë më e mirë se sa ka qenë në kohë të tyre, ndaj nuk duhet të merren me këtë aspekt. Po ashtu nëse Luli mendon se Kunati i tij, do ta bënte këtë punë më mirë se Erion Veliaj, e ka të humbur betejën, pasi tanimë ky është një debat që është mbyllur për diferencën mes të dyve në Tiranë.
Opozita ose duhet të merret me thelbin e problemit që mund të qëndroj tek kontrata klienteliste dhe rrethi politik dhe mediatik që përfitojnë prej saj, ose më mirë të hesht, pasi e banalizon debatin, duke na treguar Sharrën apo projektet alternative të Lulit me kontenierë dhe cmime të tjera. Se kështu duket sikur gjithë ky debat ka nsiur ngaqë Luli ka vendosur se ka grafikun e të folurit për plehrat këtë javë dhe duhet të thotë patjetër diçka. Të marr shembull nga LSI të paktën, kur ska gjë për të thënë!
Leave a Reply