• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 12th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ 4 javë Covid-19
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ 4 javë Covid-19

October 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ka një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të prekur nga sëmundja Covid – 19. Po ndodh kudo në
Europë. Ende nuk ka një shpjegim bindës shkencor se përse erdhi kjo valë e dytë e vrullshme. Përveçse u
patë thënë që do të ishte e pritshme me afrimin e vjeshtës dhe uljen e temperaturave.

Në 19 shtator 2020 në Shqipëri kanë qënë 12666 raste totale pozitive me Covid – 19. Për katër javë, në
17 tetor 2020 ka një rritje me 37 % duke arritur në 16774 raste pozitive.

Grafiku në vijim ilustron rritjen e rasteve në bazë qarku në 4 javë. Rritja më e madhe është shënuar në
qarkun e Beratit me 79 %, ndërsa më e ulëta në qarkun e Kukësit me 22 %.

4 javët më të fundit përkojnë edhe me fillimin shkollor. Por analiza e rritjes së rasteve pozitive sipas
grupmoshave tregon se deri në 20 vjeç rritja është më e ulët se mesatarja e vendit. Mund të arsyetohet
se fëmijët preken më lehtë dhe më së shumti janë asimptomatikë, por e njëjta gjë ka qënë e vërtetë
edhe kur fëmijët nuk shkonin në shkollë.

Edhe shpërndarja gjinore e rasteve nuk ka ndryshuar për 4 javë. 52 % e rasteve pozitive vijojnë të jenë
vajza e gra. Nëse porcesi mësimor në 4 javë do të kishte shtuar më shumë raste mësuesish, athere do të
kishim një rritje të grave të prekura duke qënë se mësuesia dominohet nga gra.

Rritja e vrullshme e rasteve të reja në 4 javët e fundit është kontestuar ashpër nga opozita duke treguar
me gisht qeverinë si përgjegjëse kryesore. Por kjo rritje po ndodh pothuaj kudo, madje edhe më
vrullshëm. Në vijim ilustrohet grafikisht, rritja në 4 javë e rasteve pozitive në vendet përrreth nesh. Me
përjashtim të Serbisë dhe Kosovës (rritje përkatësisht 9 % dhe 10 %), në vendet e tjera rritja është sa
Shqipëria apo edhe më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Dallga opozitare ende s’është shfaqur…
Previous article MERO BAZE/ Banalizimi i debatit për plehrat

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k