• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

August 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Një mënyrë për ta respektuar tamam Shkullakun
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Një mënyrë për ta respektuar tamam Shkullakun

October 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse më ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.

Ku minimalisht mungojnë epitetet vemje, artist, vrasës, gjumash, palaço, hajdut, i droguar etj, me të cilat tashmë na është mësuar veshi, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Për Shkullakun e dimë me siguri që nuk do të bëhet kryeministër, sepse as nuk do, por ndoshta as nuk mundet dot.

Edhe Edi Rama bën mirë të mos jetë pas 25 prillit, megjithë është kaq shumë i dëshiruar për të qëndruar, qoftë edhe duke u kacavjerrur.

Kështu do t’i kishte respektuar tamam, jo vetëm Armand Shkullakun si kundërshtar dhe debatin e humbur për inceneratorët, por sidomos publikun, që është lodhur duke e ndjekur prej shumë vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Banalizimi i debatit për plehrat
Previous article MERO BAZE/ Shpresoj që Edi Rama të mos e kishte me Shkullakun!

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Blog Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k