• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Arta apo Marsida, është si pyetja: 30 Qershori apo 13 Tetori?!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Arta apo Marsida, është si pyetja: 30 Qershori apo 13 Tetori?!

November 10th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Mos u lodhni të kuptoni debatin ligjor që tenton të prodhoj ilir Meta pasi ai më të qart se sa Kushtetutën ka objektivin e vet. Objektivi i vet ka të bëj me mos ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. 

Tre ditë më parë kjo gjë u kuptua qartë. Presidenti refuzoi të dekretojë si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njërin nga kandidatët e renditur sipas Kushtetutës, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke ngritur pretendime absurde se e ka pezulluar procedurën dhe afatet kushtetuese dhe se do të emërojë kandidatin e tij pasi të plotësojë më parë vakancën Kuvendi.

http://www.gazetatema.net/2019/11/07/beteja-e-ilir-metes-per-te-cdekretuar-gjykaten-kushtetuese/

Pas kësaj sipas Kushtetutës emërohet automatikisht e renditura e para në listën e KED dhe kjo gjë u bë. Arta Vorpsi është anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga lista e Presidentit.

Nesër Kuvendi do mblidhet të zgjedh dy anëtarët e tij për në gjykatë dhe do të kemi një Gjykatë Kushtetuese me pesë anëtarë.

Deri këtu gjithçka është ligjore dhe nuk kemi as tagër ta debatojmë. Ajo që është thelbi i debatit, nuk është rruga ligjore dhe çfarë parashikon Kushtetuta, por strategjia e ilir Metës për ta lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pasi ngritja e Gjykatës Kushtetuese i jep fund mandatit të tij dhe i hap vendit, rrugën për zgjidhjen e gjithë krizave.

Strategjia e Ilir Metës është e parashikueshme. është e njëjta, pikë më pikë, si ajo e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Zgjedhjet e dekretuara në afatin kushtetues, siç e tha më pas dhe Komisioni I Venecias, nuk mund të shtyhen dhe sikur të jetë luftë, pa konsesusin e palëve. Ilira Meta i shtyu për të ndjell luftën dhe dekretoi 13 tetorin me shpresë se vendi do zhytej në flak dhe ai do shpëtonte.

Po bën të njëjtën gjë me Gjykatën Kushtetuese. Thotë që nuk e dekretova për 30 ditë, pasi prisja rradhën të dekretonte një dhe Kuvendi, ndërkohë që vanca e shpallur për Presidentin është e ndarë nga vakanca e shpallur për Kuvendin, dhe ky i fundit është brenda afateve edhe nesër. 

E bën këtë që nesër pasi të miratoj Kuvendi dy të vetët, ai të dekretojë anëtare gjykate, Marsida Xhaferllarin, që është renditur e katërta në listën e KED. Nuk po i hyj këtij debatit nepotiko-politik, që është bashkjetuese e një deputeti të PD, as faktit që ajo  është renditur e katërta dhe ligji të detyron të zgjedhësh 3 të parët. Por thjesht faktit që Ilir Meta nuk ka çfarë zgjedh më. Ai ka zgjedhur Bensik Mucin dhe ka konsumuar afatin për të mos zgjedhur asnjë tjetër. Vendi i tij është pltoësuar. Pika 4, neni 7/b i ligjit për Gjykatën Kushtetuese thtoë se: “Presidenti Brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED, emëron gjyqtarin e Gjykatës kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës.” Kaq të drejta ka Ilir Meta. Nuk ka përdrur asnjë prej atyre. Do të zgjedh të katërtën dhe jashtë afatit, vetëm që të mos ketë Gjykatë Kushtetuese, pasi do ti kontestohet. E sigurt është që ai do të çoj të keqen deri në fund. Do të zgjedh edhe jashtë ligjit edhe jashtë listës së rendit. Do të zgjedh atë që do, për të mos u pranuar, për tu kthyer në betejë dhe për të përsëritur debatin 30 Qershor, apo 13 tetor.

Në këto kushte nuk ka çfarë debaton. Thjesht duhet zgjidhur siç u zgjidh 30 Qershori. Shumica duhet të respektoj Kushtetutën, ai le të bëj sikur respekton Alibej, por që në fat kërkon të mbroj veten, nga Gjykata Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDVIN KULLURI/ Se ka Bilal njehere, pastaj Binattia!
Previous article ARTUR AJAZI/ Doktor, pse e mban me pahir kryetar Lulzimin?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k