Mero Baze
Vendimi I Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropain, që Komisioni I Venicias të zgjidh ngërçin e krijuar në formimin e Gjykatës Kushtetuese nga Ilir Meta , duke dubluar një anëtare të saj, ka krijuar një front lufte mes Presidentit të Shqipërisë dhe Perëndimit.
Presidenti I Shqipërisë, ka refuzuar këshillën e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, Matheë Palmer, dje në mbasdite gjatë një bisede telefonike, ndërsa sot paradite ka shpërthyer në një luftë frontale kundër SHBA dhe Bashkimit Evropian. Nuk është më situatë aludimesh apo fjalësh me nënkuptime, por betejë reale e një politikani që thërret njerëz në zyrë dhe u bën thirrje të bëhemi bashkë kundër atyre “shkërdhatave” të Perëndimit.
Të gjitha takimet në zyrën e Ilir Metës prej dy ditësh kanjë një kërkesë konstante për të ftuarit, që ti bashkohen luftës së tij kundër Perëndimit në Shqipëri. Zyra e Presidentit të Republikës është bërë si zyrë rekrutimi xhihadistësh kundër SHBA dhe BE.
Këtë e shikon qart kur nejrëzit dalin nga zyra e tij. Disa që janë të lëkundur nuk e përshkruajnë bisedën me të, se nuk duan as ta kujtojnë. Të tjerët që janë dakord me Ilir Metën, I japin mbështetje për këtë.
Ndaj tani nuk është me rëndësishme çështja e Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo do zgjidhet nga Komisioni I Vencias. Tani e rëndësishme nga pikpamja politike, është nëse opozita do të qëndroj e bashkuar pas Metës në betejën kundër SHBA e BE.
Rexhep Mejdani hyri dhe doli pa folur në zyrën e tij. Nuk ka bërë komente mbështese për Ilir Metën por as e ka kundërshtua atë. Mund ti ketë thënë që nuk dua të përzihem në këtë histori, ose mund të ketë gjet ndonjë justifkim banal, fjala vjen “do shetis qenin dhe skam kohë.”
Sali Berisha ishte I pari që shprehu mbështetje për Metën, pasi shkoi në zyrën e tij për të pranuar këtë betejë. Pas daljes nga zyra ai I dha të drejt Presidetit Meta dhe premtoi se do luftonte bashkë me të.
Bujar Nishani, po ashtu ka miratuar qëndrimin antiamerikan të Ilir Metës dhe ka kundërshtuar shkuarjen e kësaj çështje në Komisionin e Venecias.
Lulzim Basha po bën sikur nuk e ka mendjen, pasi nuk do të përfshihet në këtë histori, ngaqë gjendet mes dy zjarresh, mes nevojës për mbështetje nga Perëndimi dhe nevojës për mbështetje nga fronti antiperëndimor që e kanë vënë kryetar opozite . Vështirë e ka të flas në këto kushte, ndaj e ka mirë që meret me bujqësinë digitale.
Aktorët e tjerë përveç Bashës q ëpo heshtin duket qart që po hezitojnë ti bashkohen frontit antiamerikan të Ilir Metës.
Në vitin 1997 kur Berisha provokoi një qëndrim shumë më të butë se ky, kundër SHBA, brenda ditës i dolën kundër 10 ish ministra të tij dhe rreth 30 deputetë, të cilët praktikisht e detyruan të jap dorëheqje disa ditë më vonë pasi u rizgjodh.
Ilir Metës nuk ka kush ti ik nga LSI. Pyetja është nëse PD do të pranoj ti bashkohet këtij fronti për hir të Ilir Metës, apo do bëj marrëveshjen e saj me SHBA dhe BE.
Kjo është dilema reale e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij. Ky është dhe momenti I madh I fuqisë apo pafuqisë që ai ka për t’iu shkëptur rrethit okult të Berishës e Metës.
Nëse ai I qëndron besnik çiftit Meta Berisha, ai e ka të sigurt postin e kryetarit të PD, por e ka po kaq të sigurt humbjen e betejës me SHBA dhe BE. Dhe nuk di sa vlen për lider antiperëndimor në Shqipëri Lulzim Basha pas kësaj. Në këtë pik, ai nuk e konkuron dot më as Ilir Metën, as Sali Berishën.
Leave a Reply