• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Si e ndezi Presidenca zjarrin e video-skandaleve shantazhuese
Home
Politikë

ARDIT RADA/ Si e ndezi Presidenca zjarrin e video-skandaleve shantazhuese

November 22nd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Ardit Rada

Lajmi se një video erotike me protagonistë një diplomat të huaj dhe një punonjëse të lartë të MPB duket se po mban mbërthyer publikun shqiptar.

Edhe pse lajmi qarkullon vetëm si titull dhe pa detaje, media pranë opozitës kanë guxuar të luajnë me foton ilustruese për të ngjallur aludime rreth personazheve në materialin filmik.

E gjitha ka marrë shkas nga dy deklarata të Ilir Metës, ku ka përmendur përgatitjen e një spoti. Në fakt, Presidenti është shprehur vetëm rreth një materiali për shkeljet kushtetuese sipas tij, nga ana e KED.

Pas njoftimit nga vetë presidenti se video do të përkthehet edhe në gjuhë të huaja, deklarata e kreut të shtetit ka nxitur indirekt persona pranë tij që të abuzojnë qëllimisht. Më datë 17 nëntor, Ilir Meta bëri njoftimin e dytë ku theksonte se “Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”.

Siç duket edhe nga deklaratat e Metës, video që pritet t’i serviret publikut lidhet vetëm me luftën që ai ka me mazhorancën, ndërkombëtarët dhe Ardian Dvoranin në veçanti.

Ekzistenca e një materiali të mundshëm me seks ka ngjallur neveri edhe të figurave të larta në partinë e Presidentit. Ish-ministri Ylli Manjani e ka cilësuar si një sulm pa moral dhe pa logjikë përdorimin e të tilla shantazheve.

Por hamendësia që qarkullon prej pak ditësh duket se ka ngjitur tek qytetarët edhe për faktin se nuk shohin dritë jeshile për ngërçin institucional nga vetë palët e përfshira.

Të qartë se edhe këtë herë nyjën gordiane mund ta zgjidhë vetëm “Venecia”, shqiptarët presin nga politika vetëm SHOW me thashetheme, shantazhe dhe video. Që mesa duket nuk ekziston gjëkundi.(javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI MANE/ Tedi, Tedi bi**lushi…
Previous article MERO BAZE/ A do qëndroj e bashkuar opozita, në frontin “antiamerikan” të Ilir Metës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k