• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD?
Home
Politikë

MERO BAZE/ A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD?

February 10th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Pesë partitë e vogla opozitare në koalicion me Partinë Demokratike, kanë bërë një propozim interesant për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Formuluesi i saj është Dashamir Shehi. Formula synon  shmangien e formulës aktuale të llogaritjes së votave brenda koalicionit dhe respektimin më shumë të partive të vogla, votat e të cilave, digjen në funksion të partisë së dytë më të madhe brenda koalicionit.

Propozimi synon që ligji, përveç “Koalicionit”, të njohë dhe “Grupimin politik” si formacion elektoral. Kjo nënkupton që brenda koalicionit të madh, të majtë apo të djathtë, disa parti të vogla, më shumë se dy, të kenë të drejtë të krijojnë një grupim politik, që votat e tyre të numërohen bashkë, dhe jo ndarazi.

Për ta bërë më të kuptueshme, është fjala që pasi koalicioni ka marrë votat e veta, ndarja e votave brenda tij,  të bëhet duke marrë partia e parë votat e saj, partia e dytë votat e saj, kurse grupimi politik të llogarisë votat si një parti e tretë e vetme. Ata pastaj brenda grupimit politik ja japin deputetin, partisë që ka marrë më shumë në atë zonë elektorale.

Kjo formulë demokratizon ndarjen e mandateve brenda një koalicioni të madh, pasi u mundëson partive të vogla, që nuk arrijnë dot vota për një deputet brenda një qarku, të ndihmojnë njëra- tjetrën për të marrë një deputet, duke ja dhënë atë, asaj partie që del e para brenda këtij grupimi politik, pra brenda kësaj minigare.

Kjo formulë ndihmon të ketë një ndarje më të drejtë të mandateve brenda koalicionit, dhe i heq privilegjet partisë së dytë të koalicionit, që shpesh përfiton shumicën e votave që digjen nga dhjetëra parti të vogla.

E përkthyer në koalicionin opozitar, nga i cili vjen ky propozim, ky është praktikisht një instrument “Anti LSI” në opozitë.

Partitë e vogla druhen se nuk do të mundin të kapin dot një deputet secila më vete, dhe duan të bashkohen që votat e tyre të mos i marrë LSI, por të llogariten si një parti më vete.

Kjo natyrisht që do të ketë një rezistencë nga LSI dhe ndoshta dhe nga PD.

Partia Demokratike duhet të llogarisë mirë nëse i intereson të zgjedhë mes tyre dhe LSI-së. Dëmi elektoral është praktikisht i barabartë. Partitë e vogla, edhe pse duken të vogla, kanë rrreth 70 mijë deri 100 mijë vota të shkuara dëm.

Politikisht PD dëmtohet më shumë nëse ndahet nga LSI, pasi krijon pesimizëm në elektorat për një fitore të mundshme, nëse ndahen para zgjedhjeve.

Por nga ana tjetër dhe divorci me partitë e vogla, është po kaq i rrezikshëm, pasi ato janë vagonat që mbushin trenin elektoral.

Nga e majta, situata është më e pastër, pasi nuk ka një parti të dytë të rëndësishme si LSI, dhe gjithë partitë e vogla, janë me të njëjtën peshë. Kështu që propozimi vlen aktualisht, vetëm si debat për koaliconin e djathtë,

Në këtë pikë propozimi i Shehit, është racional sa i përket drejtësisë në ndarjen e votave, por shumë problematik në aspektin politik.

Realisht nuk ka më rëndësi, nëse do zgjedhësh LSI apo grupimin politik për të marrë nje qëndrim ndaj Kodit Zgjedhor. Në çdo rast ke zgjedhur sherrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA: Pse ndoshta do të na duhet të pranojmë, se Coronavirusi është këtu për të qëndruar gjatë
Previous article ARTUR AJAZI/ Vetëm për korrupsionin, mos fol Lulzim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k