• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Vetëm për korrupsionin, mos fol Lulzim
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Vetëm për korrupsionin, mos fol Lulzim

February 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nuk dihet sepse Lulzim Basha, gjithmonë që dikush e përmënd qoftë edhe shkarazi fjalën magjike “korrupsion”, ai bëhet shumë i ndjeshëm, shumë korioz, dhe shumë kurajoz. Nuk dihet përse, fjala magjike “korrupsion” por dhe “gjenezë”, i zgjojnë kryetarit të mandatuar të Partisë Demokratike, kujtime dhe ndjesi të trishta. Dje kryetari demokratëve ka folur mbi “korrupsionin që po vjedh të ardhmen e shqiptarëve”. Duke shkruar në rrjetin social Twitter, ai është shprehur se “potenciali i vendit për të thithur investime po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit”.

Duke ju referuar sipas tij Dhomës Amerikane të Tregëtisë, kryetari demokratikasve, ka konstatuar se “ korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja, dhe po i vjedh të ardhmen vendit tonë”. Lulzim, të kam rixha, vetëm për korrupsionin mos fol, vetëm për të ardhmen e vendit mos fol, dhe vetëm për investimet e huaja mos fol, sepse shqiptarët i provuan në 8 vjet që qeverise ti dhe partia juaj, se si “luftuat korrupsionin”, se si i “afruat shqiptarëve të ardhmen”, dhe se si “rritët investimet e huaja”.

Shqiptarët kujtojnë me drithërima ,se si ju çimentuat dhe ngritët në sistem, korrupsionin, aferat e ndryra të tenderave, se si kishit paracaktuar tarifat e punësimeve, se si kishit ndarë mes drejtuesve lokalë dhe qëndrorë, “tortën” e pushtetit. Shqiptarët nuk harrojnë gomonet dhe skafet që niseshin me bekimin e drejtuesve të policisë drejt brigjeve italiane dhe greke, por nuk harrojnë edhe largimin masiv të rinisë, e cila u perfeksionua si “parazite” në kohën e qeverisjes tuaj.

Lulzim, vetëm për korrupsionin mos fol, sepse me ata që qeverisët ju dhe PD, edhe sot e kësaj dite organet e drejtësisë mund të merren gjatë dhe të nxjerrin fajtorë dhe të akuzuar me dyzina. Një parti dhe një kryetar partie, që ka 6 vjet që nuk bën opozitë, dhe që nuk ka dënuar as moralisht, ata që “ngjyenin” duart me milionat e shtetit dhe taksapaguesve, nuk ka të drejtë të akuzojë, dhe të kërkojë llogari për të ardhmen e vendit.

Vetëm për korrupsionin mos fol Lulzim, sepse është një “plagë e vjetër” në Partinë Demokratike, e cila sot e mot, do të mbajë të gozhduar atë parti në llogoren e rrënuar të opozitës. Korrupsionin e lindët dhe kultivuat ju zoti Basha, e formëzuat dhe frymëzuat ju, qysh nga qeverisja e 1992-1997, dhe që në vitet e “arta” të pushtetit 2005-2013, e kthyet në “universitet” për cilindo që punësonit në rrethe dhe Tiranë. Ata që në pushtetin tuaj erdhën nga “Hiçi” dhe u bënë me vila, pallate, makina lluksi, dhe miliona euro në banka, sot ose ju kanë kthyer krahët, ose i keni në krye të forumeve të partisë.

Nuk mund të fitosh zemrat e shqiptarëve, duke luftuar me politikisht me teza dhe programe të vjetëruara, nuk mund të afrosh rreth teje shumicën e shqiptarëve, duke ngritur “alarme” të rreme me “korrupsion dhe mungesë ardhmërie” kur në partinë tënde, nuk kanë mbetur as gjysma e gjysmës së anëtarësisë, pasi nuk besojnë më tek ju. Ndaj vetëm për “korrupsionin” mos fol Lulzim …

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD?
Previous article PËLLUMB KULLA/ Përgëzime, Alketa

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k