• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Zot na lër coronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Zot na lër coronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës!

April 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ambasadorja amerikane nuk e fshehu ngazëllimin kur Meta, Rama dhe Basha ishin bashkë në një zyrë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e pandemisë.

Por Meta nuk u ndal me kaq. Pasi dekretoi ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal, ai nuk u mjaftua vetëm me firmën mbi ligj, por doli edhe në një konferencë për shytp për të treguar mbështetjen ndaj hapave të qeverisë.

Më pas në emisionin Opinion, ai e përforcoi bindjen për një “ere të re” në marrëdhëniet me Ramën, edhe pse mohoi që kjo të ishte një “dashurië në kohën e pandemisë”.

Opozitarët që presin rikthimin e protestave në kuadër të “besëlidhjes shqiptare”, u zhgënjyen shumë nga kjo sjellje e presidentit.

Por çfarë po ndodh në raportet Meta – Rama?

Në fakt, ne jemi mësuar që udhëheqësit tani ti shikojmë ose duke u sharë e pështyrë, ose duke bërë kompromise pas kulisave. Nuk i kemi parë asnjëherë si burra shteti, që të firmosin e re refuzojnë të firmosin, për interesa të shtetit dhe popullit.

Parë në këtë këndvështirm, ka dy alternativa:

1- Meta është duke vepruar drejt. Ai i refuzoi ligjet e parlamentit para pandemisë, si antikushtetuese dhe ftoi edhe popullin të dalë në rrugë, me flamuj kombëtar, për ta mbrojtur Kushtetutën. Për hir të kësaj, Meta nuk duhet të vazhdojë të bëjë opozitarin grindavec, edhe në kushtet e pandemisë.

Ai i ftoi qytetarët e vendit të tij që ti binden vendimeve të qeverisë, dhe miratoi me vrap ligjet e reja në kuadër të masave të jashtëzakonshme.

Nëse do të vepronte ndryshe, pra do të vazhdonte të refuzonte, atëherë do të ishte një politikan burracak dhe një president i papërgjegjshëm.

2- Nëse Meta këtë sjellje e ka paradhomën e një marëveshjeje të re, që do të mbyllë dosjen e shkarkimit të tij nga mazhoranca dhe do të ndalojë edhe “pranverën shqiptare”, atëherë jemi para një situate edhe më të rëndë se corona.

Dy politikanët dhe zyrtarët më të lartë, po përdorin postet shtetërore dhe popullin e dëshpëruar si armë, për të bërë pazare politike, në shërbim karriges së tyre dhe në kurriz të vendit.

Sepse politikanët tanë kanë dëshmuar se janë më të rrezikshëm për vendin dhe demokracine, kur bëjnë marrëveshje per te nderprere luften, sesa kur luftojne.

Por, për këtë të flasim më shumë nëse do të vërtetohet kjo tezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Numri i banorëve sipas Ramës, opozitës, INSTAT e CIA-s
Previous article ARTUR AJAZI/ Lulzimi kërkon të “rindezë” motorët e fikur

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k