• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lulzimi kërkon të “rindezë” motorët e fikur
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lulzimi kërkon të “rindezë” motorët e fikur

April 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha duket se po kërkon të rindezë “motorët” e të bërit gjoja opozitë, por ama me makinë të fikur. Ai nuk e ka kuptuar akoma se, Partisë Demokratike i janë fikur “motorë”, edhe pse sekretarët e Lulzimit, po bëjnë çdo ditë prova për të rindezur diçka. Për të shpikur “video të reja”, për të provokuar ministra dhe deputetë, për të sulmuar kryeministrin Rama me “fakte të reja, dhe frikën nga Bild”, duke ju rikthyer për të 100 herë “vjedhjes së votave dhe maskave të skaduara”.

Ish-opozita e vjetër që jeton dhe punon vetëm me imazhin e mallkimit dhe shpifjes, që zgjohet dhe ngryset me idenë se “qeverisja na takon ne, dhe jo atyre”, është kthyer në gazi i botës. Duke e ditur se qeveria dhe kryeministri Rama, po dalin fitues edhe mbi pandeminë e coronavirusit falë edhe mbështetjes ndërkombëtare, duke e ditur se pas kësaj faze, nis edhe rrokullisja fatale e saj në skenën e rivalitetit politik, Lulzim Basha me çdo kusht kërkon të rindezë, qoftë edhe me një shkëndi (shpifje) të vetme, “motorët” e fikur.

Ai e di fare mirë se, partia e tij ka humbur gjithçka, dhe jo vetëm votat e të vetëve, por edhe simpatinë dhe mbështetjen e mbështetësve të deridjeshëm. I vetmi “motor” që ka mbetur gjysëmndezur, edhe për pak kohë në atë parti, është ajo e Doktorit, i cili duhet thënë se, edhe në kohë pandemie, nuk e ka harruar se “duhet bërë opozitë ndaj Ramës”. Gjithë Partia Demokratike sot, mbahet në “këmbë” ende nga fuqia e Doktorit, nga urdhërat dhe porositë e tij, ndërkohë që Lulzimi ka nisur dyshimet e para të “besnikërisë” së Ilir Metës.

Angazhimet e fundit të Strazimirit, Palokës, Vokshit, Tabakut apo dhe Pampurit, veçse e kanë zbehur dhe zvetnitur imazhin e asaj partie, që ka mbi 45 ditë që merret me “maskat e skaduara” dhe “tenderat e abuzuara”, ndërkohë që gjithë qeveria Rama, është angazhuar për përballimin e situatës së pandemisë nga coronavirusi. Partia Demokratike, do të ecë kuturu edhe gjatë kësaj pandemie, ashtu sikurse ka ecur edhe para saj. Kjo për faktin se ajo nuk përbën më interes as për shqiptarët, dhe as për ndërkombëtarët. Ndoshta duhej të vinte situata e COVID-19 në Shqipëri, që të zbehej në gjithë kompleksitetin e saj ish-opozita e vjetëruar dhe veçanarisht (ish) Partia Demokratike.

Paaftësia dhe mungesa e fleksibilitetit politik në situata të tilla kaq delikate, shumë shpejt do ta identifikonin atë parti në sytë e shqiptarëve, si një grupim njerësish antihumanë, që dora dhe mëndja, u punon vetëm për prapësi. Ajo që Lulzim Basha e quajti “tërheqje e butë” pas nisjes së pandemisë së coronavirusit, duke qëndruar pak ditë në karantinë totale, shumë shpejt do të transformohej në sulme të paprecedentë me akuza dhe shpifje ndaj kryeministrit, ministrave, mjekëve, dhe specialistëve të shëndetsisë, duke treguar natyrën reale të një partie të imunizuar nga e keqja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Zot na lër coronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës!
Previous article ILIR BEQAJ/ Jemi keq! Po, po, jemi keq

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k