• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Numri i banorëve sipas Ramës, opozitës, INSTAT e CIA-s
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Numri i banorëve sipas Ramës, opozitës, INSTAT e CIA-s

April 24th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Duke u tallur me opozitën, Edi Rama shkruante në një “cicërimë” në Tweeter se, para pandemisë,  opozita e akuzonte qeverinë se e ka zbrazur Shqipërinë nga njerzit, ndërsa tani opozitës i dalin 2 milionë punonjës e të papunë, që po t’u shtosh fëmijët, pleqtë e shtëpiaket, bëjnë mbi 3 milionë banorë.

Në fakt, sipas statistikave të botuara nga CIA amerikane në faqen e vet publike me të dhëna për çdo vend të botës The World Factbook rezulton se Shqipëria ka aktualisht 3.07 milionë banorë.  Ndërsa sipas të dhënave publike të INSTAT-it tonë ka 2.85 milionë banorë ( Popullsia e Shqipërisë )

Pra, sipas statisticienëve të CIA-s, në Shqipëri ka rreth 220 mijë banorë më shumë seç raporton INSTAT-i. Po përse ekziston kjo diferencë mes llogaritjeve të statisticienëve shqiptarë dhe atyre të CIA-s?

Të dyja palët përdorin Censusin e vitit 2011 si piknisje për llogaritë e tyre, duke shtuar çdo vit numrin e lindjeve dhe duke zbritur numrin e vdekjeve, si dhe duke llogaritur emigracionin vjetor neto (largimet afatgjata minus kthimet afatgjata në Shqipëri). Por statisticienët e CIA-s (duke përdorur edhe burime të tjera) kanë konkluduar se Censusi i 2011 nuk i ka numëruar saktë banorët e Shqipërisë, ngaqë atëherë u bënë thirrje për bojkotim të censusit si nga lëvizje politike, ashtu edhe nga fraksione fetare.

Duke vlerësuar me përafërsi se sa banorë mund të mos jenë përfshirë në Censusin 2011, llogaritjet e statisticienëve të CIA-s kanë vazhduar si më sipër nga viti në vit, duke u nisur nga numri i korigjuar i 2011-ës, e duke mbërritur deri më sot.

Me pak fjalë, numri i banorëve që përdorte rëndom opozita para pandemisë (2.5 milionë banorë) është shumë larg numrit real. Ndërsa ai që po përdor tani (po të mbledhësh punonjësit, të papunët, fëmijët, pleqtë e shtëpiaket) është shumë më afër numrit të CIA-s (3.07 milionë banorë).

Por statisticienët e CIA-s nuk kanë problem me shifrat e INSTAT-in vetëm për popullsinë – ata kanë rezerva edhe për përqindjen e papunësisë.  Ata vërtet raportojnë shifrat zyrtare të INSTAT-it për papunësinë, por me një shënim të rëndësishëm poshtë tyre. Shënimi thotë se papunësia reale mund të jetë më e madhe se ajo zyrtare, ngaqë shteti konsideron si të punësuar edhe shumë bujq që punojnë copëza toke, thjesht në kufijtë e mbijetesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Sulmet ndaj Metës, janë shuplaka ndaj Bashës
Previous article MENTOR KIKIA/ Zot na lër coronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k