• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ I keni parë vajzat e bukura që pa punuar fare ngasin makina nga 300 mijë Euro?
Home
Sociale

MENTOR KIKIA/ I keni parë vajzat e bukura që pa punuar fare ngasin makina nga 300 mijë Euro?

February 16th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Operacioni forca e ligjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dyshues ndaj çdo gje që bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij operacioni kësaj radhe. Pa pjesën e showt, patjetër.
Unë nuk i kam inat të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele, resorte, apo saraje luksi, duke shitur dr.ogë, duke shfrytëzuar vajzat si pro.stituta, duke vr.arë e gra.bitur, duhet bërë edhe “drejtësi financiare” veç asaj pe.nale(nëse është bërë). Unë nuk i kam inat ata që kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga paratë e dro.gës, pro.stitucionit apo kr.meve të tjera, duhet ti nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më luksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave të dr.ogës dhe kr.imit.

Unë se kam inatin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta plasin kokën pas librave për të marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e kr.imit ka shkatërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e kr.imit shkatërron konkurencën, pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në ar parmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e krimit në këtë deformim të shoqërisë, është edhe bota e ko.rruptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjykohej menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat politikanëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Basha “bashkëbisedon” me Lulzimin në instagram
Previous article ENDRI KAJSIU/ Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e kr imit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k