• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e kr imit?
Home
Sociale

ENDRI KAJSIU/ Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e kr imit?

February 16th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Ligji ‘anti KÇK’ prej javësh është kthyer në temën e ditës në opinionin publik, ku çdo ditë OFL informon mbi operacionet dhe punën mbi subjektet që ligji në fjalë prek. Një sondazh i Eduard Zaloshnjës i para pak ditëve tregonte se 66% e shqiptarëve e besojnë këtë luftë të intensifikuar kundër krimit. Kjo sepse të gjithë tanimë e dinë aksiomën se nëse do të godasësh krimin, duhet ta dobësosh atë së pari nga ana ekonomike. E duke ndjekur paranë është shumë më e lehtë për të shkatërruar bandat nga rrënjët.

Mirëpo, opozita dhe tarafi rreth saj ka dalë kundër këtij ligji, duke u bërë eventualisht indirekt mbështetës të krimit i cili natyrisht i trembet si djalli temjanit luftës me shtetin.

Përpos opozitës, në këtë betejë kundër ligjit që godet në zemër krimin, ka dalë edhe Avokatja e Popullit (e propozuar nga Basha në 2017), Erinda Ballanca.   Pa ndonjë argument bindës, por duke përsëritur ‘argumentat’ e opozitës, Ballanca ka deklaruar sot se po vlerëson ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të paketës anti-KÇK, të cilën qeveria tashmë e ka dorëzuar në Parlament.

Por jo vetëm kaq. Më e rëndë bëhet deklarata e saj ku duket sikur i del në krah krimit, duke argumentuar se ky ligj që godet krimin është një rrezik real ndaj të drejtave të individëve.

Ajo që Ballanca bën sikur nuk kupton është fakti se ky ligj nuk prek çdo qytetar të zakonshëm, por vetëm ato kategori që kanë kryer vepra të rënda penale për të cilat janë dënuar apo hetuar. Përpos kësaj, ky ligj nuk bën asgjë tjetër veçse detyron deklarimin e pasurië dhe justifikimin e saj nga eksponentët e krimit, me të cilin më pas merret SPAK dhe gjykata.

Është kaq e thjeshtë dhe e kuptueshme për këdo kjo betejë e cila mbështetet qartë nga qytetarët, por që Avokatja e Popullit ‘nuk e kupton’ dhe i ka dalë kundër.

Shija që të lë ky qëndrim i Ballancës, përpos faktit që është i njëjtë me atë të opozitës, është ajo e një shërbese me apo pa dashje të krimit. E kjo, kur bëhet nga Avokatja e Popullit, është shumë e rëndë. Sepse sa për opozitën, dihet se do vazhdojë sulmin ndaj çdo nisme apo ligji që kalon në parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ I keni parë vajzat e bukura që pa punuar fare ngasin makina nga 300 mijë Euro?
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Tira(o)na në sytë e një jabanxhiu

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k