• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ A ka kauzë kushtetuese Meta për një “Pranverë Kuq e Zi”? (Dhe dritëhijet e një neni të cilin ai e citon gjithnjë përgjysmë)
Home
Politikë

MENTOR KIKIA/ A ka kauzë kushtetuese Meta për një “Pranverë Kuq e Zi”? (Dhe dritëhijet e një neni të cilin ai e citon gjithnjë përgjysmë)

March 4th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Presidenti Meta ka organizuar ”Pranverën Kuq e Zi” dhe ka lëshuar një ultimatum ndaj mazhorancës për një nen të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij i merr kompetencat si president.
Por çfarë është ky ligj, çfarë kompetence i heq ai nen presidentit, që është kaq shumë e rëndësishme sa për të ngritur një “revolucion” në mbrojtje të Kushtetutës?
Anëtarët e kësaj gjykate, 9 gjithsej, pasi propozohen 3 nga Presidenti, 3 nga Kuvendi e 3 nga Gjykata e Lartë, votohen në parlament dhe fillojnë punë pasi bëjnë betimin tek presidenti(Nenet 124 dhe 129 të Kushtetutës) .

Çfarë ndryshimi ka bërë parlamenti?

Nëse presidenti, për një gjyqtar të caktuar apo të gjithë(nëse çmendet) nuk i therret të betohen brenda 10 ditësh, atëherë ata bëtohen “me shkrim”, që nënkupton para një noteri, dhe betimin ia dërgojnë presidentit me postë, duke e bërë fakt të kryer.

Ky ligj, edhe pse duket qesharak në mënyrën që ka gjetur si zgjidhje për zhbllokimin e situatës kur presidenti nuk thërret gjyqtarin për betim, nuk i merr presidentit asnjë nga anëtarët që ka të drejtë ti propozojë vetë, sikundër pretendon.

Ky ligj nuk i merr kompetencën e betimit të gjyqtarëve.

Ky ligj vetëm sa vendos një kufi kohor, brenda të cilit presidenti duhet të thërrasë kandidatët e votuar në parlament të bëjnë betimin.

Përse gjatë gjithë referimeve të tij publike, presidenti nuk e ka përmenduar asnjëherë faktin se ligji i ri i vendos atij një afat kohor për ti thërritur gjyqtarët bëjnë betimin, por ka folur vetëm për mënyrën e betimit nëse kalon ky afat duke e quajtur këtë marrje kompetence?

Ky ndryshim, duket më shymë nje mekanizëm zhbllokues, nëse presidenti do të mbajë “peng” një gjyqtar dhe nuk e thërret të betohet për disa muaj me radhë, meqë nuk ka afat.
Pikërisht mbi këtë pretendim Meta ka ngritur “revolucionin kuqezi”.
Unë do të dilja në çdo protestë nëse do të kërkohej ndryshimi i sistemit zgjedhor, hapja e listave të kandidatëve për deputetë, ndryshimi i financimit të partive, demokratizimi i partive, ndëshkimi i vjedhësve të votës dhe të tjera nevoja urgjente për të meremetuar demokracinë e shpërfytyruar shqiptare, duke filluar tek vota që prodhon pushtetin. Unë nuk e shikoj të motivuar një “Pranverë Kuq e Zi” dhe një ultimatum për një ligj, i cili kërkon që presidenti të kryejë detyrën e tij brenda një afati prej 10 ditësh.
Ky duket të jetë edhe shkaku pse Meta nuk ka marrë asnjë shkleje syri nga ndërkombëtarët për këtë lëvizje.

Flamuri i Kuq dhe Shqipoja e Zezë, thërriten në ndihmë, për të bërë një revolucion që do të përmbysë kastën politike, bashkë me Metën brenda, do të reformojë mekanizmat zgjedhorë dhe ligjet që kontrollojnë dhe menaxhojnë zgjedhjet, në mënyrë që qeveritë, kur të mos na pëlqejnë, ti zëvendësojmë thjeshtë me votë, pa qenë nevoja ti vëmë flakën vendit për të detyruar kryeministrin të largohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Amerika foli troç: Mbështesim revolucionin, por jo rotacionin!
Previous article ADRIATIK DOÇI/ Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k