• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Amerika foli troç: Mbështesim revolucionin, por jo rotacionin!
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Amerika foli troç: Mbështesim revolucionin, por jo rotacionin!

March 4th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ambasadorja amerikane foli troç: E mbështesim popullin të protestoj kundër Ramës por “flamurin” e revolucionit s’mund ta mbaj një anti-amerikan si Meta.

Sali Berisha ka shumë të drejtë kur thotë që: Edi Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion.

E gjitha është 99% e saktë, por 1% i pa treguar është që revolucioni kërkon mbështetje amerikane dhe europiane.
Çdo rebelim civil i udhëhequr nga politikanë që nuk i mbështet perëndimi nuk konsiderohet revolucion por kundër-revolucion.

Mijëra demokratë u tubuan në sheshin bardheblu si ushtarë të Ilir Metës me bindjen që Meta është e “keqja më e vogël”.

Këtu fillon problemi dhe dështimi protestave.

Peshorja demokratve ndryshon nga peshorja e amerikanve.

Amerikanët konsiderojnë Edi Ramëm si e keqja më e vogël dhe nuk duan rikthimin e Berishës dhe Metës që administrojnë sot opozitën shqiptare.

“E keqja e vogël” e demokratëve, quhet “e keqja e madhe” për SHBA dhe BE.

Amerika e ka shprehur qartë prej vitesh nëpërmjet 4 ambasadorve Arvizu, Withers, Lu dhe Kim: “Peshqit e mëdhenj duhet arrestuar”

Ptandaj i kërkuan ish-prokurorit të përgjithshëm proçedim penal për Berishën dhe Metën.

Jo se duan më shumë Edi Ramën por se mendojnë që çmontimi i sistemit duhet filloj nga këta të dy dhe më pas rrëzojnë Ramën.

Në këtë kauzë ata kan edhe mbështetjen e BE që haptaz ka manifestuat ambasadorët Vlautin dhe Soreca.
Jo rastësisht familjes Berisha ju hoq viza amerikane.

Jo rastësisht ambasadorja amerikane takon 2000 politikanën veç e veç por Berishën emde jo.

Jo rastësisht SHBA lejon çdo shqiptar të valvis flamurin amerikan por jo Ilir Metën.

Amerika dhe BE kan folur qartë: Çdo revolucion i drejtuar nga këta dy liderë do konsiderohet destabilizim dhe organizatë kriminale. Prandaj e zbythën revolucionin e 30 qershorit dhe pranverën faqe-zi të Metës.

Jo se pëlqejnë Edi Ramën jo, por nuk duan që populli shqiptar të ketë sërish në kurriz edhe 8 vite të tjera 3 surrate që kanë 30 vjet mbajnë peng 3 milion shqiptar.

Rotacioni i zuzarve do ishte e “keqja më e madhe” për amerikanët.

Ata janë në pritje të një revolucioni popullor puro shqiptarë por pa lider anti-amerikanë!

Hapini blogjet dhe lexoni me çfarë urrejtje shkruajnë militantët demokrat kundër Amerikës, a thua sikur gjithë bota është e korruptuar përballë ndershmërisë dhe pastërtisë së Ilir Metës!

Në fakt unë s’mendoj si amerikanët por nuk mendoj as si demokratët.

Unë thjesht s’bëj dot dallimin mes Metës, Berishës dhe Ramës.

E keqja nuk është as e madhe dhe as e vogël.

Thjesht janë dy nofulla të së njëjtës gojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Ju bastardë pa zemër!
Previous article MENTOR KIKIA/ A ka kauzë kushtetuese Meta për një “Pranverë Kuq e Zi”? (Dhe dritëhijet e një neni të cilin ai e citon gjithnjë përgjysmë)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k