Ashtu sikur paralajmëroi Rama sot në mëngjes, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve.
Të gjithë deputetët në komision votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç nismëtarit Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, të cilët abstenuan.
Shalsi deklaroi se vijon që t’i qëndrojë idesë dhe propozimit të tij për ligjin, pasi nuk bëhet fjalë për import plehrash, por lëndëve të para për riciklim.
“Nuk bëhej fjalë për import plehrash, por të lëndëve të para për industrinë e riciklimit. Nuk kam ndryshuar asnjë opinionin për propozimin. Qëndrimet populiste nuk e bëjnë Shqipërinë më të mirë.
Duhet të ishte një cështje e pastër teknike dhe të mos influencohet nga deformimet politike, nga ata e donin kauz politike. Politikanët të flasin sa më pak dhe specialistët më shumë.
Ndiej keqardhje kur shoh abuzimin që bëhet me një cështje të tillë. Kam një kërkesë, mund të shikoni të plota dosjet dhe zbardhjet e debateve brenda këtij komisioni me anëtarët e Shoqërisë Civile, por edhe me pjesëtarë të botës akademike, por edhe qëndrimet e disa deputetëve. Në këtë komisionin nuk ka pasur asnjë votë kundër” tha ai.
Pas mbyllej së votimit, Shalsi u shpreh se tashmë seanca e së enjtes do të vendosë, pasi do të votohet dekreti.
PS votoi pro dekretit të Nishanit, por nuk është tërhequr nga nisma, pasi vetë Eduard Shalsi pak ditë më parë në Report Tv deklaroi se do të ketë një ligj të ri.
Por deputeti i PD, Florion Mima u shpreh sot në komision se opozita do të jetë vigjilente duke mos lejuar një gjë të tillë që të ndodhë në të ardhmen.
Leave a Reply