• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
HISTORIKE/ Gazsjellësi TAP, drejt përfundimit. Në 2018, lëshohet gazi nga Azerbajxhani
Home
I pakategorizuar

HISTORIKE/ Gazsjellësi TAP, drejt përfundimit. Në 2018, lëshohet gazi nga Azerbajxhani

October 16th, 2017 Redaktor1 I pakategorizuar 0 comments

Ndërtimi i gazsjellësit TAP po shkon drejt fundit sipas parashikimeve. Nga Zvicra kompania njoftoi zyrtarisht se ka përfunduar dërgesat e të gjitha tubave në tre vendet pritëse, Shqipëri, Itali dhe Greqi.

Në Selanik u bë transporti i fundit, duke mbyllur kështu një nga ciklet më të rëndësishme të ndërtimit të gazsjellësit.

Gjithsej janë transportuar 55 mijë segmente tubash çeliku, me një peshë prej 580 mijë tonë, sa 71 kulla “Eiffel”. Dërgesa e parë është bërë në prill 2016, në Durrës. Shtrimi i tubacionit përgjatë gjurmës pritet të përfundojë vitin ardhshëm, ndërkohë që paralelisht punohet në stacionet e pompimit.

Dërgesat e para do të lëshohen nga Azerbajxhani drejt Turqisë dhe Gjeorgjisë në 2018, ndërsa në tregun evropian gazi do të mbërrijë në 2020.

TAP nënvizon faktin se si ky gazsjellës përveç Evropës perëndimore hap perspektiva të reja furnizimin me gaz natyral të vendeve të Ballkanit, duke mbështetur kështu ndërtimin e gazsjellësit tjetër Adritiko-Jonian, që nis në Shqipëri dhe përfundon në Kroaci.

Pikërisht ky projekt do të përshpejtojë ngritjen e rrjetit të transmetimit të gazit në vendin tonë dhe një pjesë e mirë e industrisë në vend mund të përfitonte nga ky burim energjie i lirë.

Përfundimi i ndërtimit të gazsjellësit do sjellë edhe uljen e peshës në investimet e huaja në Shqipëri, e cila mbeti e lartë dhe e përqendruar në dy projekte të mëdha, TAP dhe kaskada e Devollit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, e martë 17 tetor 2017
Previous article Mazhoranca voton pro Nishanit, rrëzon ligjin e mbetjeve

Redaktor1

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k