• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MANJOLA ZEKA/ Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë???
Home
Sociale

MANJOLA ZEKA/ Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë???

March 10th, 2023 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Kam frikë. Po, po, kam frikë. Dje, zemra desh më “doli nga vendi”, sa im bir u përgjigj në tel. “Mam jam me shokët”- më tha. Kaq desha, i dëgjova zerin, pasi nuk isha në Tiranë. Merak nëne, pasi dhe djali hipen në makine me shokë.

E lexova lajmin e kobshëm në WEB-e. Mu zu fryma. Tek kaloja radhët një e nga një, mësoja me shumë detaje nga aksidenti i frikshëm. O zot, mjerë jeta e tyre, mosha e tyre, mjerë nëna…

Djali 20 vjeç! Një vit me patentë, makinë që kushton mijëra euro… Dy vajza, në moshë po aq të re, mikesha të djalit, që pëlqejnë të bukurën dhe të hedhin video në Tik-Tok, ndahen nga kjo jetë, pasi donin të dhuronin spektakël në rrjete sociale.

Nuk e di nëse ka statistika apo jo, por po të ndjekësh një kronologji të ngjarjeve, nuk do shumë koment. Aksidente të frikshme. Viktimat: Mosha mestare 20 vjeç. Makinat superluksoze… Si i blejnë këta fëmijë makinat? Ku i gjejn lekët një 20-vjeçar për një të tillë?

A janë përgjegjës prindërit e tyre? Po. Një 20-vjeçar është akoma në botën e ëndrrave, por një prind nuk mund të fluturojë..

Të dashur baballarë të pasur dhe me lekë, ju mund të shkulni flokët, mund të ulërisni, mund të bëni çfarë të doni.. fëmijet nuk i sillni më në jetë, më parë duhet t’i mendoni këto gjëra, më parë..

Të dashur të rinj, moshtarë të dy fëmijëve të mi, bëni kujdes, jeta është e shtrenjtë! Bëni kujdes, me një vit patentë nuk je shofer!

Bëni kujdes! Shpejtësia të vret!

Bëni kujdes, jeni në lule të rinisë.. shijojeni.

Unë sot kam frikë. Ndërkohë që po shkruaja këto rreshta, dy aksidente të tjera dhe dy jetë të humbura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Kush e ka fajin për aksidentet: Shteti apo idiotët?
Previous article MERO BAZE/ Vendimi i Gjykatës, një shans për të bashkuar PD

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k