• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Vendimi i Gjykatës, një shans për të bashkuar PD
Home
Blog

MERO BAZE/ Vendimi i Gjykatës, një shans për të bashkuar PD

March 3rd, 2023 F.autor Blog 0 comments

Vendimi i Gjykatës ë Apelit duke rikthyer çështjen për rigjykim në shkallë të parë, rikthen gjykimin normal për krizën e legjitimiteti të PD. Në fakt gjykatat duhet të shprehen për kriza të tilla kur  ato ndodhin dhe jo dy vjet pasi ndodhin, pasi për dy vjet kemi politikë të faktit të kryer nga dhunuesit dhe krijohet imazh iu rremë i shumicës dhe pakicës. Kjo krizë duhet të zgjidhej urgjent në Dhjetor të vitit 2021 dhe atëherë kishte kuptim vendimi. Gjykata nuk veproi atëherë, por lejoi palët të rriheshin një herë me qysqi dhe vare e më pas të përlesheshin në zgjedhje për ti dhënë Berishës në shkallë të parë të drejt një gjyqtar ushtar i familjes së tij.

Në distancën kohore të krijuar vendimi më i drejt është pikërisht ky rikthimi për rigjykim i çështjes dhe injorimi i politikave të fakti të kryer.

Vendimi është një shans për Partinë Demokratike për tu bashkuar dhe transformuar në një parti demokratike.

Është hera e parë që një gjykatë në Shqipëri ndërhyn pë rtë vendosur legjitimitetin e një partie. Sa herë që ka pasur kriza autoritarizmi në parti, gjykatat kanë qenë gjithnjë me kryetarin. Kjo është shenja e parë që legjitimiteti i partive mund të mbrohet dhe në gjykatë.

Thelbi i kësaj lufte përçarëse në PD është Sali Berisha dhe vendimi i tij për të uzurpuar PD për interesa personale. AI u soll si një monark i vërtet, ku sapo kryetari i PD mori një vendim të justifikuar ndaj tij i shpalli luftë dhe i  uzurpoi partinë me forcë.

Tani që gjykata e riktheu çështjen për gjykim vet PD nuk duhet ta lërë më veten në dorë të gjykatës. Për të tejkaluar këtë krizë mjafton të shmangësh problemin. Dhe problemi është Sali Berisha. Edhe në zgjedhjet e 14 majit, shumë nga kandidatët e Berishës mund të regjistrohen në emër të Lulzim Bashës nëse ata nuk kanë më të mirë në zonat e tyre përveç atyre që janë ushtarë të Berishës. Basha duhet tua lërë derën hapur demokratëve të marrosur pas Berishës që të rikthehen në PD dhe të vazhdojnë betejën aty sipas rregullave. Një listë e përzier për 14 Maji   është shenja e parë nëse Berisha ka vullnet të bashkohet PD apo të shkërmoqet dhe më tej duke mbajtur një çetë revolucionarësh pas vetes. Mitingu i sotëm provoi se atij nuk i shkon më në miting as “Foltorja”.

Vendimi i gjykatës është në leksion demokracie brenda partisë. Nëse sot Berisha pranon vendimin dhe ikën përçarja në PD mbaron. Nëse Basha do të ikte dhe nuk do te rezistonte atëherë demokracia do mbaronte.

Tani jemi në kushtet që vendimi është një shans për të bashkuar PD. Natyrisht jo rreth Berishës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANJOLA ZEKA/ Prindër me lekë, a ndjeheni fajtorë???
Previous article MERO BAZE/ Më në fund SHBA është në dorë të Berishës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k