• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MAKSIM SINEMATI/ Turqia – një vend i ndarëapo i bashkuar mbas fitores së Erdoganit
Home
Blog

MAKSIM SINEMATI/ Turqia – një vend i ndarëapo i bashkuar mbas fitores së Erdoganit

June 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Pak ditë mbas zgjedhjeve presidenciale dhe fitores së re të Rexhep Taip Erdoganit, “zemra” e Turqisëduket si e ndarë në dy pjesë. Por, a është e vërtetë kjo dhe si ka mundësi? Opozita turke, gjatë kohëve të fundit, po zgjohet gjithnjë e më shumë. Kritikët e presidentit të vjetër-të ri, Erdogan, nuhatën shansin e tyre se do të mund ta përmbysnin pushtetin e tij, por, sikurse duket, shpresuan më shumë sesa duhej, sepse, megjithëse me më pak vota sesa herën e kaluar, ai (Erdogani) fitoi.

Sidoqoftë, në zgjedhjet e fundit situata dukej ndryshe. Partia e qendrës së majtë, Partia Popullore Republikane (PPR), besonte se kishte gjetur kandidatin më ideal që do të mund të sfidonte presidentin kohëgjatë të deritanishëm (Erdogan), Muharrem Ince, katër herë deputet nga kjo parti (2002,2007,2011, 2015) në parlamentin turk, një ish-profesor karizmatik, i cili, në fakt, arriti që të bashkonte pothuajse të gjitha shtresat, nga besimtarëtderi te kurdet. Sidoqoftë, dihej që para zgjedhjeve se Erdogani kishte më shumë mbështetës ose votues, pra vota, por, megjithatë, shpresohej se ai nuk do të fitonte më shumë se 50 për qind të votave, por ëndrra e opozitës nuk u bë dot realitet. Por, megjithatë, risia kryesore e këtyre zgjedhjeve, në thelb, për herë të parë mbas kaq shumë kohësh, është seajo kishte të drejtë tëëndërronte, vinte në dukje në një koment të saj, mbas zgjedhjeve në Turqi, Bi-Bi-Si-ja.

Erdogani fitoi me më shumë se 50 për qind të votave dhe kështu ëndrra e opozitës, sikurse e thamëedhe më lart, u shuajt. Në shtabin e Erdoganit, madje, festimet filluan shumë shpejt për kënaqinë e madhe të mbështetësve dhe të simpatizantëve të Erdoganit qëi besojnë verbërisht liderit të tyre. Një simatizant i Erdoganit i tha Bi-Bi-Bi-së se ky vend (Turqia) pa Erdoganin nuk do të ekzistonte, si ai është gjithçka në Turqi! “Terroristët dështuan dhe u mundën, kombi turk fitoi, myslimanët e vërtetë fituan”, tha një mbështetës tjetër i  Erdoganit.

Po t’u hedhim një vështrim më të thellë zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën e fundit në Turqi, ne do të arrijmë në konkluzionin se për fitoren e Erdoganit ndikuan së tepërmi dy faktorë:

Së pari, Muharrem Ince nuk fitoi shumë vota, aq sa shpresohej, pra, ai mbeti te shifra 30,7 për qind. Popullariteti i tij, gjatë kohëve të fundit, ishte rritur shumë, ai e sulmonte Erdoganin për krizën ekonomike, madje, pjesëmarrja në mitingjet e tij të fundit paraelektoralë ishte në disa raste më e madhe se në mitingjet e Erdoganit. Në mitingun më të madh, në atë Izmirit, u mblodhën mëse 100 000 veta dhe kushedi se çfarë do të ndodhte, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në nëntor këtij viti, sikurse ishte pranifikuar fillimisht. Por, Erdogani i doli punës para dhe, sikurse pretendohet përgjithësisht, ai e rregulloi punën që zgjedhjet presidenciale të afroheshin dhe të zhvilloheshin në qershor, sepse popullariteti i tij po binte.

Së dyti, për fitoren e Erdoganit ndikoi edhe fakti se kandidatja Meral Aksaner dështoi. “Ujkonja”, sikurse e ka pseudonimin kjo politikane e fortë, konsiderohej një rivale dhe favorite kryesore në garën presidenciale me Erdoganin, por ajo fitoi shumë më pak vota sesa pritej dhe kjo gjë e ndihmojë atë (Erdoganin) që ta kalonte kufirin e 50 për qindëve.

Po ashtu, Erdoganin e ndihmoi edhe fakti se partnerët edjathtë të koalicionit të tij kaluan shumë më mirë sesa pritej në luftën e tyre për më shumë vende në parlamentin turk.

Sidoqoftë, mbas zgjedhjeve, Turqia duket si një vend i ndarë. Për mbështetësit e tij konservatorë, kjo fitore është vota ose vullneti i popullit turk dhe arsyeja e fortë e triumfit të tyre mbi sekularizmin. Për ta (mbështetësit e Erdoganit), mbyllja e gazetave ose e televizioneve nuk përbën asnjë problem, sepse një gjë e tillëështë në interes të popullit. Sipas tyre, Erdogani është mbrojtësi i kombit që u kundërvihet imperialistëve, të cilët, që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, përpiqen që ta zhdukin Turqinë. Kurse për kundërshtarët e tij, ai është një diktator i paskrupullt, kompetencat e të cilit, tani, janë bërë edhe më të mëdha, vë në dukje Bi-Bi-Si-ja, duke shtuar se kritikët të gjitha fajet, duke filluar nga spastrimet në shkallë të lartë, sidomos në ushtri, deri te mbyllja e organeve të ndryshëm të medias, ia hedhin mbi kurriz, personalisht, Erdoganit.

Sido që të jetë, Erdogani mori nga populli turk të drejtën që të jetë president i Turqisë edhe pesë vite të tjera, pra deri në vitin 2023 dhe ai do të ketëgjatë kësaj periudhe të ardhshme kompetenca edhe më të mëdha, madje, të caktojë edhe ministrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEHAR GJOKA/ Prangimi politik i letërsisë
Previous article HASBI SHEHU/ Analizë psikologjike për të drejtat Shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k