• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEHAR GJOKA/ Prangimi politik i letërsisë
Home
Blog

BEHAR GJOKA/ Prangimi politik i letërsisë

June 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Kapërcimi i mureve të diktaturës dhe demokracisë, në lëmin e letrave, nuk e realizojë pritshmërinë e publikut, për çlirimin nga varësia politike të artit dhe kulturës. Madje, në një kuptim, sërish mundet të flitet për vijimin e prangimit të letërsisë nga politika dhe burokracia letrare, kinse mësimdhënësit e shkollave të larta, të cilët në të gjitha rastet marrin përsipër rolin e dados, thënë ndryshe të rojtarit, që të udhëheqin lavrimin letrar, kur nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Vërtet, flitet kundër realizmit socialist, si dogëm dhe idolatri, por Dr. dhe Prof. e djeshëm dhe të sotëm, me matësat e akademizmit mendjembyllur, bëjnë sa kanë në dorë që të mbajnë në këmbë vlerën e hierarkisë së realizmit socialist. Shpesh herë, duket se letërsia shqipe, ka nisur dhe është mbyllur vetëm me korifejtë e socrealizmit, ku ndonëse kanë shkruar edhe tekste me vlera, pamëdyshje pjesë e tij është edhe krijimtaria e Kadaresë, Agollit, Qoses etj.

Paradoksi, ku përzëm dogmën e realizmit socialist, por rujamë ende malin e librave të shkruara simbas atij modeli, përpos të tjerash, pamundëson rikthimin real të Fishtës, Konicës, Skiroit etj. , si dhe kthimin në panteonin e letrave shqipe të Camajt, Pipës, Trebeshinës etj. Ka shumë gjasa, që rreken për ta ruajtur vlerën e hierarkisë socrealiste, për të krijuar hapësirën që të lëvrohet dhe vlerësohet, tashmë realizmi demokratik, ana tjetër e medaljes së bashkëjetesës së letrares me jashtëletraren. Puna ka mbërritur deri aty, saqë mjafton të kesh qenë në burg, të kesh një ditar të shkruar atje (respekt për sakrificat e të burgosurve të mendjes), të emërtuar si burgologji nga Agron Tufa, është e mjaftë për t’u shpallur shkrimtar i madh, madje gjeniu i letrave. Vetiu në këtë zallamahi të shkrimit letrar e joletrar, të vjen në mend sugjerimi i Harold Bloom, kur shprehet: Entuziazmi ideologjik nuk prodhon as shkrimtarë e as lexues të mirë-përkundrazi, shkakton keqformimin e tyre. (Si dhe përse të lexojmë, 2008: 170).

Vijimi i prangimit politik të letërsisë, i triumfit të realizmit socialist dhe demokratik, ka jo pak shtysa, megjithatë është i rrokshëm në dy prirje:
-Nga njëra anë MASH-i, dikasteri i shkencës dhe arsimit, që lsynon dekomunistizimin e shkollës shqiptare, duke sugjeruar libra për diktatorin apo për të venë e tij, realizon efektin e përkundërtë, po ashtu ndikon për të mbajtur tehun e politikës në qendër të vëmendjes.
– Politikat kulturore me librin, të MTKRS-s, nga ana tjetër, sidomos me mënyrën se si organizohet konkursi i përvitshëm letrar, me juri të varuara përgjithësisht nga politika dhe burokracia letrare, madje edhe më ndarje bipartizan të fituesve, sikur përfaqësuesit e gjykimit të radhës, të ishin komisionerë të KQZ, ka krijuar përfundimisht lëngatën e letërsisë së çmimeve, që duket se i ka vënë vulën fitores së përkohshme të realizmave, bardhë e zi ose anasjelltas.

Simbioza e dy modeleve, që ruan piketat e politikës mbi letërsinë, përveç të tjerash, ka ardhur edhe prej ndihmesës së mësimdhënësave të filologjikut, të cilët dihet se janë bërë pjesë e dikastereve, si tekstebërës ose si çmimfitues, dhe në të gjitha rastet si çmimndarës, që nuk lënë rast pa kontribuar, në leximin e letërsisë me syzet, e realizmit socialist dhe demokratik, pra përjashtimor, përtej sinoreve të shijes dhe mëhallës së tyre. Për të parë se ku fle lepuri i akademizmit shqiptarçe, mjafton të hedhësh një sy mbi botimin e Letra-s, ku kritika letrare, promovohet si një statistikë botimesh, kinse e inventarizimit të titujve, e cila fakton se si vijohet logjika e mbetjes në prehrin e politikës të letërsisë, ose e vijimit të verifikimit zyrtar të letërsisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJOVALIN KOLA/ Zgjedhjet evropiane dhe negociatat me Shqipërinë
Previous article MAKSIM SINEMATI/ Turqia – një vend i ndarëapo i bashkuar mbas fitores së Erdoganit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k