Për vendlindjen shqiptari derdh gjak. Gjaku nuk lahet me ujë. Kanë kaluar mijëra vjet dhe shqiptari mbeti shqiptar. Fqinjët grabitqar të ndihmuar nga fuqitë e mëdha i copëtuan trojet Shqiptare, në konferencen e Londrës, por jo zemrat dhe ndërgjegjen e tyre. Drejtuesit, jo njerëzorë të kishave Serbe dhe Greke, të verbuar nga etja për grabitjen e trojeve Shqiptare thurrën intriga teologjike kundër shqiptarëve. Ata shfrytëzuan dobësitë e drejtuesve të disa feve shqiptare dhe arritën të drejtojnë ideologjinë fetare në Shqipëri. Vendi ynë ka njerëz të zgjuar, me shkollën fetare përkatëse, të ndershëm dhe që e njohin mirë ideologjinë , si rrjedhojë Shqiptarët duhet të drejtojnë vet, ideologjinë fetare dhe fetë në trojet Shqiptare. Drejtuesit ekstremistë Grekë dhe Serbë me në krye ata të kishave i quajnë Shqiptarët nacionalista për të fshehur kthetrat e tyre në shekuj. Na quajnë nacionalista, sepse ne kërkojmë të jetojmë të lirë në trojet tona. Eshtë vërtetuar me fakte, jo vetëm nga historianët shqiptarë, por dhe nga studjuesit e huaj, se trojet tona dhe shqiptarët kanë qenë viktimë e të tjerëve.
Dëshira e përhershme e Shqiptarëve ka qenë dhe mbetet bashkimi i trojeve të tyre. Për të kryer këte proçes, duhet gjetur kyçi, për të hapur dhe drejtuar zemrat e Shqiptarëve. Duhet të behemi të ndërgjegjshëm, se ky qëllim madhor arrihet, duke bashkuar lëvizjet e brendshme me faktorin e jashtëm. Për të realizuar këtë dëshirë, duhet të marrim shembull nga atdhetarët dhe patriotët e mëdhenj Shqiptarë si: Skënderbeu dhe Ismail Qemali. Të dy kishin arritur gradat më të larta në Perandorinë Osmane. Po, gjaku Shqiptar ngrinte kokë herë pas here në damarët e tyre. Ata e kishin në qendër të vëmendjes krijimin e shtetit Shqiptar, por prisnin te piqeshin kushtet. Konkretisht kur u bënë të njohur në Europë dhe në botë, si luftëtar dhe diplomatë të mëdhenj; braktisën postet e larta dhe të mirat personale. Ata i thërriste vëndlindja dhe gjaku shqiptar. Skënderbeu u lidh me fuqitë e mëdha të Europës dhe duke luftuar sulltanin krijoi shtetin e pavarur shqiptar. Të njejtën rrugë ndoqi dhe Ismail Bej Qemali. Ai forcoi lëvizjen e brendshme të atdhetarëve dhe patriotëve shqiptarë dhe krijoi lidhjen me lëvizjen e jashtme. Në sajë të bashkëveprimit të lëvizjeve të brendshme me ato të jashtme, ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e trojeve shqiptare.
Çdo kohë ka kushtet e saj specifike. Sot ne nuk mund të dalim direkt, të kërkojmë ndryshimin e kufijve me forcë. Për të realizuar dëshirat e të gjithë shqiptarëve në trojet e veta, duhen ndjekur rrugë të arsyeshme, llogjike dhe bindëse si për shqiptarët ashtu dhe për përfaqësuesit e shteteve të Europës. Konkretisht duhet analizuar situata dhe faktet ekzistuese:
1) Lëvizja e brëndshme (që në fakt ka filluar), duhet të behet e ndërgjegjshme dhe bindëse për të gjithë shqiptarët në trojet e veta. Shqiptarët kanë mbetur shqiptarë dhe gjaku nuk bëhet ujë.
2) Rrugë e bukur, tërheqëse, e fuqishme dhe më e lehtë për tu realizuar është lidhja ekonomike e shqiptarëve në të gjitha trojet. Tregtarët, bizesmenët, etj; të krijojnë marrëdhenie dhe lidhjet për përfitime personale ekonomike, të cilat njëkohësisht do të jenë dhe në shërbim të Kombit.
3) Përhapja e studimit të gjuhës Shqipe me të gjitha format e mundshme (abetare, libra, revista, etj),të realizohet me prioritet në të gjitha trojet Shqiptare. Shembull i bukur, tërheqës, për dashurinë dhe përhapjen e gjuhës shqipe, janë shqiptarët e Tetovës në Maqedoni.
4) Të punohet për krijimin e shkëmbime kulturore të shprehura me kengët dhe vallet shqiptare, që mund të realizohen me anë të grupeve fokloristike, me vajtje dhe ardhje në të gjitha trojet shqiptare.
5) Të forcohet lidhja dhe bashkëpunimi i gazetarëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, etj, në të gjitha trojet tona shqiptare.
6) Të gjithë drejtuesit e feve, në të gjitha trojet shiptare të marrin drejtimin e ideologjisë fetare. Këta drejtues kanë kryer shkollat e feve përkatëse. Ata janë të zgjuar të ndershëm, studjues dhe shumë të aftë për të dhenë dhe drejtuar ideologjinë fetare në trojet tona. Të marrin shembull nga feja e bektashinjve. Ata qendrën drejtuese botrore të kësaj feje e kanë në Shqipëri. Përse fetarët Grekë dhe Serbë nuk pranojnë të udhëhiqen nga drejtues fetar të shteteve te tjerë, si p.sh. Shqiptar, etj?! Përse ne shqiptarët duhet të pranojmë që në krye të feve tona të kemi drejtues të huaj?!
7) Të ngrihet në një nivel më të lartë puna e shoqatave për çeshtjet e trojeve tona shqiptare duke i forcuar më tej lidhjet e tyre.
8) Per forcimin e lëvizjeve të brëndshme në trojet shqiptare dhe bashkëveprimin me forcat (lëvizjet) e jashtme një rol të veçantë dhe të rendësishëm kanë e duhet të luajnë deputetët e zgjedhur nga populli dhe qeveritarët, që drejtojnë dhe qeverisin. Deri tani roli i tyre në përfaqësimin e Kombit është shumë i dobët. Nëse këta e quajnë veten përfaqësues të vërtetë të popullit, të marrin shembull nga të parët tonë dhe të punojne e të sakrifikojnë, për tu berë të denjë të vazhdimit të rrugës të atdhetarëve dhe patriotëve tone te parë. Kjo do të realizohet ne se ata e quajnë veten atdhetarë dhe patriotë. Pavarësisht nga roli i tyre i rëndësishëm ne takim me përfaqësuesit e Europës, për bashkëveprimin e lëvizjeve të brëndshme me faktorin e jashtëm; asnjëherë nuk duhet harruar forca e fuqishme e popullit, që i zgjodhi ata.
9) Një impuls për realizimin e faktorëve ose kërkesave të paraqitura më sipër do të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Ky do të qe një hap i madh, i fuqishëm, por dhe i nevojshëm që do të ndihmonte jo vetëm në zgjidhjen e problemeve politike dhe ekonomike për të dy shtetet tona, por do të krijonte kushte të favorshme në zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të çeshtjeve shqiptare në trojet etnike, që kanë mbetur pezull në shekuj.
Për realizimin e të drejtave tona shqiptare te mohuara deri tani, ne duhet të ndjekim rrugën e arsyeshme, llogjike, bindëse dhe të pranueshme në kushtet e sotme. Të gjitha pikat ose kërkesat e paraqitura më sipër shprehin platformën tonë të punës, për të realizuar qëllimin kryesor: që Shqiptarët të fitojnë të drejtat njerëzore dhe liritë që gëzojnë të gjithë qytetarët e Europës së Bashkuar ne trojet e tyre. Kjo platformë është në përputhje të plotë me kartën e të drejtave dhe lirive të njeriut të përpiluar dhe aprovuar nga kombet e bashkuara.
Është e drejta e shqiptarëve të Kombit tonë që në të gjitha trojet shqiptare:
- Të studjojmë dhe të përhapim gjuhën tonë Shqipe.
- Të zhvillojmë marrëdheniet dhe lidhjet ekonomike, tregtare, etj.
- Të zhvillojmë marrëdheniet kulturore, fokloristike në trojet shqiptare
- Të forcojmë dhe të zhvillojmë në një nivel më të lartë bashkëveprimin e gazetarëve, shkrimtarëve, shkencëtareve, etj.
- Drejtimi i ideologjisë fetare të kryhet dhe zhvillohet nga drejtuesit fetarë shqiptarë.
- Të zhvilloimë dhe të forcojmë bashkëveprimin e të gjitha shoqatave, për te drejtat dhe liritë e shqiptareve në trojet përkatëse.
- Të zhvillojmë dhe të forcojmë lëvizjet e brëndshme per te drejtat dhe lirite njerzore në trojet tona.
- Ti kërkojmë deputetëve të zgjedhur nga populli dhe qeverise te jenë ne krye të bashkëveprimit të lëvizjeve të brendëshme me faktorin e jashtëm.
Kryesore është që të gjithë shqiptarët, në të gjitha trojet tona dhe kudo që jetojnë, të pranojnë platformën që shpreh rrugën e zgjidhjes së problemeve shqiptare me anë të arsyes, llogjikës dhe bindjes për kohën e sotme.
Kur lëvizjet e brëndshme në të gjitha territoret ose trojet tona dhe kudo që jetojnë shqiptarë të arrijnë sa më parë pjekurinë e kërkuar, atëhere dhe faktori i jashtëm do të bindet dhe do të pranojë kërkesat e drejta shqiptare. Përfaqësuesit e Europës, duke analizuar pëmbajtjen e kësaj platforme, që shpreh pjekuri politike, jo vetëm që do të na japin të drejtë dhe do të na përkrahin, por me siguri do të na përgëzojnë për këtë platformë llogjike dhe të drejtë që shpreh aspiratat shekullore të popullit Shqiptar të shumëvuajtur.
Leave a Reply