• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
AGRON GJEKMARKAJ/ Arsyet pse Rama zgjodhi Sandër Lleshin për të drejtuar Ministrinë e Brendshme
Home
Blog

AGRON GJEKMARKAJ/ Arsyet pse Rama zgjodhi Sandër Lleshin për të drejtuar Ministrinë e Brendshme

November 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Në gjykimin e akademikut Agron Gjekmarkaj Gjekmarkaj, kryeministri Edi Rama e zgjodhi Sandër Lleshin për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, pasi është njeri me kredenciale dhe dinjitet, pas skandaleve me dy ministrat e mëparshëm.

“U fol për shitje të Ministrit të Brendshëm te Vatikani, në rrjete sociale, doli motivi katolik sikur janë në minorancë jo etnitet, kjo nuk më pëlqeu. 

Ka ca politikanë që thonë që unë i kam qejf katolikët, ça do thotë me këtë? që janë ekzotikë. Kjo është ta shndërrosh çështjen fetare në funksion të politikës dhe unë kundër kësaj jam ngritur.

Në 75% të shkrimit tim them mos i konsideroni si minoritet. Budi, Fishta, Mjeda, At Zef Pëllumbi, kontributi i Katolikëve është i rëndësishëm jemi komb homogjen jo heterogjen”.

I ftuar në studion e “Provokacijas”, Gjekmarkaj solli në vëmendje elitën e kohës së Rilindjes që u bashkua në mënyrë harmonike për modernizmin e kombit shqiptar rreth idesë “Pavarësia, Gjuha, Kombi”.

“Ideologu i Rilindjes Kombëtare është Pashko Vasa, ndërsa mishërim i Rilindjes për mua janë Frashërllinjtë, Naimi mbi të gjithë dhe pastaj Samiu e Avdyli, Samiu shkroi një traktat për “Shqiptarët ç’kanë qenë, ç’janë e ç’do bëhen”. 

Nëse s’do kishte pasur këtë emancipim të kësaj elite myslimane nuk do kishte pasur modernizim të shtetit shqiptar, por kjo elitë ka funksionuar në mënyrë harmonike, ka patur elementë të rëndësishëm të ortodoksve, të Diasporës së Rumanisë dhe Amerikës për të mbërritur të Fan Noli e Katolikët e Veriut, ka qenë një elitë që u bashkua rreth idesë së madhe pavarësia, gjuha, kombi, dhe ia dolën”.

Ndërsa sot ai vëren hipokrizëinë e klasës politke që shtiret si laike, ndërsa çdo emërim e ka religjioz.

“Ka hipokrizi nga klasa politike që hiqet si laike dhe në çdo emërim e kanë këtë religjioz, unë do isha të zgjidhej njeriu i aftë, i zoti dhe kur zgjidhen për të përfaqësuar fenë të gjejnë njerëz tamam  jo thjesht për t’i përdorur si ushtarë”.

Sa i përket emërimit të Sandër Lleshit, Gjekmarkaj ndan mendimin se Rama e zgjodhi atë, jo si katolik, por si njeri me kredenciale dhe dinjitet, pas skandaleve me dy ministrat e mëparshëm.

“Nuk mendoj që Rama e zgjodhi Lleshin si katolik. E ka emëruar pas skandaleve të mëdha në Ministrinë e Brendshme me dy ministra që iu kthyen në bumerang dhe gjeti një njeri, unë e çmoj Lleshin dhe kam konflik interesi që të flas se e njoh si individ.

 Ne do ta shohim si është ministri në punë, ne do i gjykojmë punën. Individi ka kredenciale dhe dinjitet, po ka një CV të pakontestueshme.  

Sipas tij kjo zgjedhje nuk nuk e çliron Ramën nga dështimet, nga lidhjet me krimin dhe nga të gjitha ato që ka patur Ministria e Brendshme për këto vite.

Gjekmarkaj thekson se politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet, ndërsa dorëheqjen e Xhafës e shikon si shkarkim që mbështillet si dorëheqje.

“Politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet. Më ka befasuar Rama me këtë zgjedhje, qeveria e tij është një fasadë mediokriteti. 

Nuk ka transparencë pse dha dorëheqjen Xhafa. Unë mendoj që njerëzit që kanë qenë mekanizma terrori në komunizëm nuk duhet të ishin në këto nivele drejtuesish. 

Xhafa ka qenë hetues dhe sekretar partie, por i njoh një meritë me bandat e fundit që ka treguar zell dhe mos qoftë kjo arsyeja pse e ka shkarkuar Rama. 

Sigurisht ka qenë shkarkim që mbështillet si dorëheqje për t’i shpëtuar nderin njëri-tjetrit”. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLARENT NDRECA/ Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtrojë detyrën e tij Kushtetuese
Previous article MAJLINDA BREGU/ Ose e kemi seriozisht të gjithë ose jo!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k