• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Kur Berisha ka vjedhur nën hundët e vëzhguesve ndërkombëtare, kush e beson ”referendumin” e tij anti Basha?
Home
Politikë

Kur Berisha ka vjedhur nën hundët e vëzhguesve ndërkombëtare, kush e beson ”referendumin” e tij anti Basha?

December 18th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Pika e zeze

Besueshmëria për një politikan është një nga vlerat primare, ja pse gënjeshtra konsiderohet një nga mëkatet më të rënda për çdo politikan. Sali Berisha gënjen, përherë, dhe mbi gënjeshtrën ka ngritur pjesën më të madhe të karrierës së tij politike. Pjesë të gënjeshtrave janë dhe manipulimet elektorale, një tjetër art në të cilin doktori shkëlqen gjithmonë. Pas shokimit në humbjen e referendumit për Kushtetutën në 1994, ai vodhi praktikisht në çdo zgjedhje, duke filluar nga zgjedhjet politike të përgjithshme në 1996 dhe për të përfunduar te “fitorja” e Lulzim Bashës në Tiranë në 2011. Ka vjedhur vota në të gjithë kongreset e tij, edhe në zgjedhjet zyrtare duke pasur institucione të pavarura, kundërshtarë politikë, deri edhe vëzhgues ndërkombëtarë që e mbikqyrnin.

Pra, ç’besueshmëri mund të ketë “referendumi” i organizuar sot kundër Lulzim Bashës dhe fitorja që Berisha njoftoi? Një referendum i organizuar ekzaktësisht si “kongresi” i 11 dhjetorit, pa asnjë kontroll të pavarur dhe pa as transparencën minimale. Nëse Sali Berisha manipuloi votat kur procedurat ishin nën kontroll nderkombetare, kush mund ta besojë se është legjitim rezultati i votimit të sotëm, i bërë pa asnjë kontroll të pavarur dhe i shpallur deri edhe para se të niste votimi?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kur një parti çlirohet nga berishizmi
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Paske lindur me këmishë o Edi Rama

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k