• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kur një parti çlirohet nga berishizmi
Home
Blog

MERO BAZE/ Kur një parti çlirohet nga berishizmi

December 18th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kuvendi i sotëm i Lulzim Bashës nuk vlen aq shumë për të provuar legjitimitetin juridik të PD, që është në anën e tij. Nuk vlen as për betejën kundër Berishës. Vlen për një gjë më të madhe, që është e qartë nëse dëgjoje njerëzit që folën në Kuvend. Prej Kuvendit të Partisë Socialiste më 1999, ky është Kuvendi i dytë politik në Shqipëri ku shikon që delegatët të flasin si njerëz të lirë.

Së paku 7 deri në 8 diskutime delegatësh janë shembull i shkëlqyer se çfarë prodhon liria politike në një vend.

Të ikur nga tutela e Sali Berishës dhe nga detyrimi për të mos përdorur llogjikën në çdo fjalim, por vetëm direktivat, t’i shikoje njerëz që dukeshin tërësisht normalë, tërësisht vetvetja dhe që dëshmonin pa asnjë kompleks gabimet e Lulzim Bashës në të shkuarën, qënien e tij një i emëruar i Sali Berishës dhe detyrimin për të mbrojtur vlerat e reja që prodhon ndarja e PD nga berishizmi.

Mjafton të shikoje sjelljen ndaj Bardh Kadillit, njeriut që foli në dy kuvende, për të kuptuar se ku e vërshëllyen dhe i kthyen kurrizin dhe ku e duartrokitën, edhe pse ishte i ashpër me kryetarin e tyre.

Në asnjë parti politike dhe në asnjë sallë politike të Shqipërisë së këtyre viteve, ti nuk mund të dëgjoje falime të hapura, të lira dhe mbi të gjitha logjike.

Nevoja e Lulzim Bashës për të përballuar ndarjen e vështirë me berishizmin, e la Kuvendin në duart e delegatëve dhe i dha historisë së politikës shqiptare një nga Kuvendet më të mira politike të këtyre tridhjetë viteve.

Sot ti e kuptoje se ata njerëz që ishin në atë sallë, kishin mundur berishizmin brenda vetes dhe po përbetoheshin për një politikë relaisht të re, e cila nuk e dimë sa jetëgjatë do të jetë, por ama është e sigurtë që lindi në atë sallë.

Pa dashur të përmend emra konkretë oratorësh, për herë të pare në një sallë Kuvendi në Shqipëri njerëzit kritikojnë kryetarin e partisë, sulmojnë ashpër berishizmin dhe dëshmojnë se janë gati të reformojnë një parti e cila është ndryshkur nën otomanizmin e Sali Berishës.

Është kaq e qartë kjo, sa Sali Berisha i tërbuar, nuk po pret as rezultatet qesharake të votimeve në mejhanet e Tiranës, por po nxiton tek gardhi iI selisë së PD, që ta pushtojë atë me forcë, të vetmen shkollë që di të aplikojë në politikën shqiptare.

Dhe kjo është fitorja e dytë e atij Kuvendi. Ai e zhveshi Sali Berishën nga demagogjia dhe e nxorri në origjinë si një lider primitiv, të dështuar dhe të frikësuar nga e ardhmja e tij.

Prej sot ai nuk është më, as anëtar i Partisë Demokratike, por vetëm një shantazhues i saj ordiner, që me vrasës me vete shkon tek gardhi i saj.

Të gjithë e dimë që këto janë ofshamat e fundit të një bishe të plagosur rendë, që nuk e shpëton askush. Bile armiku më i madh i tij tani e tutje nuk është Lulzim Basha. Është vetë Sali Berisha i parë, ai që po përpiqej të fshihej pas Lulzim Bashës. Tani “mbreti” është lakuriq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Pasojat e daljes në rrugë të Sali Berishës
Previous article Kur Berisha ka vjedhur nën hundët e vëzhguesve ndërkombëtare, kush e beson ''referendumin'' e tij anti Basha?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k