• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Si e la të vdiste Berisha pa e takuar Gazideden, edhe pas lutjeve të tij dhe pse është në hasmëri me ish-miqtë e tij
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Si e la të vdiste Berisha pa e takuar Gazideden, edhe pas lutjeve të tij dhe pse është në hasmëri me ish-miqtë e tij

April 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Dy javë më parë i urova datëlindjen ish-kryeministrit Aleksandër Meksi. Të dy jemi miq të vjetër e gjithashtu miq në rrjetin social Facebook. Hera -herës këmbejmë mesazhe urimi, si dhe ndajmë opinione rreth situatave e ngjarjeve të ndryshme.

Ja urova datëlindjen unë, por dhe mijëra qytetarë. E uroi çdokush, por jo Sali Berisha!

Ne, që e uronim as nuk kemi punuar, dhe as jemi rritur për shkak diferencave në moshë, ndërkohë ai që bashkëpunoi me të për një dekadë dhe e zgjodhi si kryeministër, jo vetëm e ka humbur miqësinë, por i ka shpallur armiqësinë duke mos i uruar as datëlindjen.

Ata ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, kam patur rastin ti takoj disa here, qoftë Meksin, qoftë Berishën.

Ish- kryeministri Meksi ecën rrugëve i lirë dhe pa frikë, Berisha ka mbi 20 vjet që nuk del nga makina e blinduar.

Po a ishte ky Aleksandër Meksi që Berisha bënte be e rrufe se është truri i inteligjencës 1990-1997?

Sigurisht që ky është Aleksandër Meksi dhe po ky është Berisha. Asnjë nga të dy s’ka ndryshuar.

Vetëm Berisha e quante hero dikur, dhe sot e liston si “tradhëtar”.

Thjesht dhe e thënë troç, asnjë ndryshim nga Enver Hoxha, i cili në çdo kongres përdorte politikën “e kuajve të lodhur”. Largonte gjysmën e partisë si tradhtarë dhe e mbushte me kooperativistë, karrocierë, brigadierë, shoferë, duke vrarë kështu elitën intelektuale. Berisha nuk i vret fizikisht të gjithë por i vret politikisht.

Kështu vrau Azem Hajdarin, kështu vrau Eduard Selamin, Gramoz Pashkon, Abdi Baletën, Besnik Mustafain, Petrit Kalakullën, Tomor Dostin, Arben Meçen, Ridvan Peshkopinë, Uran Butkën, Tomor Malasin, Preç Zogajn, Jozefina Topallin,…. deri tek Rudina Hajdari. Numri i drejtuesve që nuk përmenda arrin afro 5900, të gjithë jo anëtarë, por titullar në PD.

I ka larguar në periudha të ndryshme dhe gjithmonë me një motiv si “tradhëtarë” të partisë. Nuk ka ruajtur as bashkëpunimin dhe as komunikimin njerëzor. Është në hasmëri me ata sepse u ka vrarë karrierën dhe i ka flakur rrugëve.

Ka krijuar partinë e mllefeve të tij personale, por edhe Partinë e Mllefeve të Argitës. Aq armiqësor janë “atë dhee bijë” me njerëzit, sa njeriu më i ngushtë i tij, Bazhkim Gazidede, vdiq pa e takuar sepse nuk e priste në zyrë, ndonëse ai i kishte kërkuar takim mbi 10 herë.

Gazidede nuk mundi ta takonte sepse Berisha i mbante inat që kërkoi azil politik në Turqi. As kur u shtrua në spital nga kanceri nuk pati asnjë telefontatë njerëzore nga Berisha.

Pyetja është pse vetëm Berishës i dalin tradhëtar me mijra dhe majtas nuk ndodh ky proçes?

Kështu ka armiqsuar me mijëra drejtues të djathtë ku secili prej tyre ka një mini-armatë simpatizantët. Kur i sheh veç e veç numrat e simpatizantëve mund të duken të parëndësishme por së bashku janë së paku gjysëm milion.

Shumë demokrat kokë-bosh kur të lexojnë këto rreshta e di që do thonë ç’na duhen këto emra, por kanë aq mendje të shkurtër sa nuk do ta kuptojnë dhe kujtojnë që dikur ata krenoheshin me këta emra që sot janë kthyer në armiq.

Dikur e shikonin aq të fortë Bamir Topin sa thonin: “Bamiri me një telefonatë i ka heq 30.000 vota Sokol Olldashit për kryetar Bashkie”.

Ja pra, disa vota Jozefina, disa Patozi , disa Meksi, disa Bamiri, disa Hajdari, disa Ruli, disa Bode, disa ballistët, disa legalistët, disa kuqezinjtë … në fund ju doli bilanci me 300.000 vota më pak.

Berisha nuk i largoi, por ai i shpalli armiq dhe këtë e bëri me qëllim që ata të humbnin mbështetjen. Tashmë ka mbetur i vetëm me shokët dhe shoqet e vajzës, që nuk u dhimbset as partia dhe as nuk gjenerojnë dot mendim politik.

E di që shumë nga ju do i shani hajdutë dhe të korruptuar. Ndoshta keni të drejtë, por të gjithë “tradhëtarët” së bashku kanë më pak pak para sesa Sali Berisha i vetëm.

Të gjithë bashkë kanë vrarë aspak dhe kanë vjedhur shumë pak nëse i krahason me Berishën.

E njoh atë parti që nga dita e themelimit. Njoh çdo “tradhëtarë” dhe çdo familjar. Jam i lumtur që kurrë në jetë nuk mora teserën e Partisë Demokratike. Më besoni që lista e “tradhëtarëve” është më e gjatë, më elitare, më e djathtë, më profesionale, më besnike dhe më fisnike, sesa këllirat e servilëve që vërtiten tek rrugica e Salës për ti thënë mirëmëngjes Doktorit kur futet me vrap në makinën e tij të blinduar, apo që ti shohi familja se po i bëjnë roje poshtë pallatit.

Ah më ndjeni se për pak harrova Lul Bashën, por ai nuk hyn më në asnjë listë sepse qoftë tradhëtarët apo trutharët, i ka larguar apo afruar Sali Berisha. Basha s’mund jetë më lider i opozitës pasi misioni politik i një lideri opozitar është të bashkojë dhe jo të përçajë, është të afrojë dhe jo të largoj.

Të dashur demokratë, lëreni Berishën të shkojë se i ka mbyllur llogaritë politike, dhe punon vetëm për skemën familjare. Ju keni një mision dhe ëndrra të tjera nga Berisha. Ai është herë në qiell dhe herë 10 pashë nën tokë, kurse ju jeni me këmbë në tokë!

Askush nuk e tradhëtoi “Enver Hoxhën”, por ai preu në besë shokët e tij.

Të largosh Berishizmin është patriotizëm.

Edi Rama është me fat që kundërshtar ka Berishën dhe shokët e së bijës. E në këto kushte qeverisja e tij autoritare s’ka opozitë.

Për këto arsye, Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj. Është koha tu bëjmë thirrje: “Tradhëtarë, të 28 viteve bashkohuni”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKA E ALFRED PEZËS/ Për gabimet konceptuale dhe metodike të “Gazeta Liberale”
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Rezultate të mira në sipërfaqe për opozitën, por në thellësi…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k