• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Rezultate të mira në sipërfaqe për opozitën, por në thellësi…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rezultate të mira në sipërfaqe për opozitën, por në thellësi…

April 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare sot, rreth 700 mijë banorë të rritur të Shqipërisë do të votonin për PS-në dhe rreth 800 mijë për partitë e tjera aktuale. Kështu rezulton nëse ndërthurim rezultatet e një sondazhi italian (IPR Marketing) të paraqitura të mërkurën në Tv Ora News në Tiranë, me rezultatet e një studimi mbi emigracionin të Pew Research Group, sipas të cilit rreth 2.1 milionë shtetas të rritur kanë mbetur në Shqipëri.

Në pamje të parë, rezultati i mësipërm duket mjaft i mirë për opozitën. Por në qoftë se futemi më thellë në sondazhin e sipërcituar, vëmë re disa dobësi të theksuara nën sipërfaqe.

Kështu, duke ekstrapoluar rezultatet e tjera të sondazhit, i bie që vetëm 290 mijë votues kanë opinion pozitiv për Bashën, ndërkohë që 580 mijë janë gati të votojnë sot për PD-në. Vetëm 170 mijë votues kanë opinion pozitiv për Kryemadhin, ndërkohë që 190 mijë janë gati të votojnë sot për LSI-në. (Zakonisht liderët e partive kanë kuota më të larta në sondazhe se paritë e tyre.)

Nga 800 mijë banorë të rritur, që janë gati të votojnë sot për partitë e opozitës, vetëm 610 mijë përkrahin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, vetëm 390 mijë pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe vetëm 400 mijë pajtohen plotësisht me arsyet e protestave të opozitës.

Të ndërthurura së bashku (shihni grafikun shoqërues), rezultatet e mësipërme tregojnë se një pjesë e mirë e 800 mijë votuesve të partive opozitare nuk janë frymëzuar nga liderët e tyre apo nga protestat/bojkoti parlamentar. Arsyeja e tyre kryesore për votën pro partive opozitare duket se është pakënaqësia ndaj qeverisjes.

Në fakt, nga ekstrapolimi i sondazhit rezulton se rreth 830 mijë banorë të rritur mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq se para tre vitesh. Ndërkohë, rreth 800 mijë janë gati të votojnë që sot për partitë opozitare. (afp)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Si e la të vdiste Berisha pa e takuar Gazideden, edhe pas lutjeve të tij dhe pse është në hasmëri me ish-miqtë e tij
Previous article SPARTAK NGJELA/ Pse dështoi skenari malazezo-maqedonas i opozitës së Tiranës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k