• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA?

April 25th, 2022 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.
Qindra qytetarë po firmosin një peticion për largimin e Ambasadores fuqi plot të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj Yuri Kim.
As në Moskë nuk ka protesta kundër ambasadorit amerikan.
As në Hungari nuk ka peticion kundër ambasadorit SHBA.
As në Kinë nuk ka një prganizom kaq agresiv kundër diplomatve amerikan.
Vladimir Putin, Viktor Orban, Xi Jipning apo Kim Jong janë shumë të kujdeshëm në aksionet apo lëvizjet kundër ambasadorve amerikan.
Të katërt nuk krahasohen me agresivitetin e Sali Berishës dhe partisë së tij kundër ambasadës së SHBA.
Po pse pikërisht tani ky sulm masiv për largimin e Yuri Kim kur dihet fare mirë që edhe sikur të largohet, ambasadori tjetër që do dekretohet nga Presidenti Biden dhe sekretari Blinken do ketë të njëjtin qëndrim diplomatik sikurse Yuri Kim?
Përgjigjia është shumë e thjeshtë.
Në kohën kur çdo shtet europian po largon diplomatët rus nga vendet e tyre, në Shqipëri dhe rajon bazat ruse janē vitalizuar dhe i kanë shpallur luftë diplomatve amerikan duke kërkuar largimin e tyre. Vetëm Tirana, Beogradi dhe Podgorica protestojnë kundër Amerikës si përpjekje e fundit e dëshpëruar që Ballkani mos hyjë në BE dhe mos futet në influencën amerikane në 100 vitet e ardhshme.
Pas mbylljes ambasadës amerikane në 1997 dhe avakuimit me helikopter nga stadiumi Qemal Stafa të gjithë personelit ambasadës, ky është sulmi dytë i mirorganizuar i Berishës kundër SHBA në 32 vitet e post komunizmit.
Peticioni kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, është qartazi aksion për të relativizuar dhe balancuar largimin e shumë diplomatve rus nga Europa.
Sot unë jam ndjerë i turpëruar që bashkqytetarët e mi në Tiranë po nënshkruajnë kundër shtetit që i detyrohemi për pavarësinë e dy shtetve tona shqiptare në Ballkan.
Mos harroni pa SHBA, ne shqiptarët do ishim “një shprehje gjeografike pa kufi” siç na përkufizonte dikur Europa.
Ndjesë zonja Yuri Kim, por Ata nuk janë Shqipëria, por partia…..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri?
Previous article NAMIR LAPARDHAJA/ Për ata që ndjekin verbërisht Sali Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k