• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri?
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri?

April 27th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në listat e zgjedhësve të Shqipërisë janë pothuaj 3.6 milionë shtetas. Sipas të dhënave më të fundit të Eurobarometer, rreth 40% e shtetasve shqiptarë të rritur (18 vjeç e sipër) janë në emigracion. Që do të thotë se vetëm 2.16 milionë shtetas të rritur banojnë në Shqipëri.

Po sa nga këta banorë të rritur nuk janë simpatizantë të asnjërit prej tre politikanëve kryesorë (Rama, Berisha e Meta)?

Nga një sondazh që publikova javën e shkuar, më rezultoi se plot 30% e të anketurave të rritur nuk simpatizonin anjërin prej tre politikanëve kryesorë (42% të tjerë simpatizonin Ramën dhe 28% Berishën&Metën). Duke kombinuar rezultatet e sondazhit me shifrat e mësipërme mbi banorët e rritur (30% X 2.16 milionë), rreth 650 mijë zgjedhës brenda vendit mund të konsiderohen sot votues gri.

Po cili është profili demografik i votuesve gri?

Grupi demografik më i fuqishëm i votuesve gri janë meshkujt urbanë të moshave 18-34 vjeç – kështu rezulton nga analiza e të dhënave të sondazhit tim të sipërcituar. E detajuar, analiza demografike e elektoratit gri pasqyrohet në tre grafikët e mëposhtëm.

Cilët janë 650 mijë votuesit gri?Cilët janë 650 mijë votuesit gri?Cilët janë 650 mijë votuesit gri?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Faleminderit, por nuk jam në kërkim...
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k