Nga Kreshnik Spahiu
Ka 2 muaj që sheh ëndrra, si mund ti prijë levizjes studentore, por ata nuk e pranojnë!
Pas 1 vit protestash popullore Lulzim Basha kishte mbetur spektator. Ai i ndiqte nga media protestat e Kalimashit, Teatrit, naftëtarve, emigrantëve dhe aktualisht të studentëve.
Askush nuk e pranonte, askush nuk e merr seriozosht, askush nuk do që të bëhet pis protesta me prezencën e tij.
Në fakt dhe ai nuk i ka me qef protestat por nuk e mban hiç presionin e Berishës. Çdo ditë Berisha i ngërdheshet dhe i çirret me të drejtë: “Të besova partinë dhe s’mund t’ma shkatrrosh duke fjetur në Hollandë”
Basha duroi sa duroi, dhe dje bëri mbledhje me opozitën e lodhur 28 vjet në pushtet dhe parlament.
Dje doli dhe paralajmërmi për “fundin” e Edi Ramës por askush nuk e besoi dhe askush nuk e mori seriozosht sepse:
1- Opozita nuk i fiton dot zgjedhjet me këtë Kod Zgjedhor, që fale marreveshjes famkeqe me Ramën, ai nuk flet kurrë më për votën elektronike!
2- Opozita nuk ka një oferte të re, por sërish me ish-ministrat 28 vjeçare që i urren mbarë populli dhe s’kanë fijen e popullaritetit.
3- Protestat e Bashës janë më qesharaket në Europë pasi organizohen si koferenca shtypi në natyrë. Fjalimi bajat i përsëritur i Bashës dhe që më pas i shpërndan militantët me qetësi.
4- Paneli dhe liderët miliarder të opozitës që kryesojnë protestat e syze Cartier dhe kostume Hermes. Deri dje jetonin në mal me lopët dhe tani kanë justifikuar pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë.
5- Tradhtitë që Basha u bën vazhdimisht çdo kauze dhe proteste radhazi kanë lënë shijen e besprerit. Le të kujtojmë:
Në protestën e fundit i la mitingashët në shesh dhe drekonte me muzike tek restorant Piaca
Në protestën e parafundit me çadër hyri në bashkqeverisje me Ramën etj etj …
6- “Zjarr-fikës protestash” e quan gjithë populli, madje edhe Monika Kryemadhi dje deklaroi: “Opozita s’mund të jetë më zjarrfikse.”
Për të gjitha këto arsye Lulzim Basha po del në protestë jo për të rrëzuar Ramën por studentët sepse po i rrëshqet nga dora flamuri opozitar.
Prandaj ai s’ka rrugë tjetër, veçse të bëje sërish zjarrfiksin dhe të largojë studentët.
Në të kundërt, ai dhe ish-pushtetarët që ai mban në çadër do bien së bashku me Ramën sepse një opozitë revolucionare po lind në Shqipëri. Unë e di fundin e kësaj proteste. Ajo do vdes shpresën rinore dhe lëvizjen studentore.
Koha e dyshes Rama-Basha ka skaduar.
Loja e tyre është konsumuar….
Leave a Reply