• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Albin Kurti po bën pis Kosovën kundër Perëndimit, edhe në Maqedoninë e Veriut
Home
Blog

MERO BAZE/ Albin Kurti po bën pis Kosovën kundër Perëndimit, edhe në Maqedoninë e Veriut

April 11th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Albin Kurti është përfshirë i gjithi në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut, ku do mbahen zgjedhjet për president dhe ato parlamentare.

Motivi përse ka hyrë në këtë betejë, formalisht është beteja me Ali Ahmetin, si një nga figurat kyçe të UÇK në Kosovë e më pas në Maqedoni në betejën e vitit 2001, pas së cilës hyri në politikë.

Duke qenë se në Kosovë e quan të kryer betejën me ish- komandantët e UÇK, pasi shumica e tyre janë në Hagë dhe ai i ka mundur politikisht në mungesë, e justifikon këtë ndërhyrje, se do të lajë llogaritë dhe me Ali Ahmetin.

Ky është motivimi që ai u bën mbështetësve të vet, kur u thotë se ne duhet të bëjmë historinë e re të shqiptarëve, duke i fshirë nga historia të tjerët.

Po të ishte deri këtu, pra po të ishte thjesht një egocentrizëm i sëmurë i një lideri narcist, edhe mund të tolerohej duke e injoruar, se nuk është fundi i botës.

Por ajo që po bën në Maqedoninë e Veriut e tejkalon dimensionin e ambicieve të tij.

Në Maqedoni, beteja këtë radhë është mes forcave pro-perëndimore dhe atyre që mbështeten nga Rusia, dhe që janë nacionalistët maqedonas të VMRO- DPMNE, ose ish- parti e Gruevskit, i cili është strehuar në Hungari.

Në zgjedhjet e kaluara, me kërkesë të vendeve të BE dhe SHBA, Shqipëria u përfshi në unifikimin e faktorit shqiptar, që rezultoi në fakt me largimin nga pushteti të forcave nacionaliste të VMRO- DPMNE.

Këtë radhë Albin Kurti u përfshi në këtë histori duke e përçarë faktorin shqiptar që mbështet kandidatët pro-perëndimor në Maqedoninë e Veriut dhe duke i bërë ata objekt sulmi.

Në sulme është përfshirë zyrtarisht zyra e Albin Kurtit. Para disa ditësh zëdhënësi i tij, sulmoi Bujar Osmanin, kandidatin për president të koalicionit shqiptar pro Perëndimit, duke e akuzuar se kur ka drejtuar OSBE para një viti, nuk pati paralajmëruar sulmin në Banjskë(?) D.m.th OSBE, sipas tyre, duhet të kishte shërbime sekrete që të paralajmëronte Albin Kurtin për sulmin në Banjskë, ndërsa Albin Kurti që drejton shtetin e Kosovës, flinte gjumë.

Sulmi edhe pse qesharak në dukje, është bërë për të dhënë si mesazh politik, për t’i treguar që ai kandidat, pra kandidati shqiptar që ka mbështetje perëndimroe, është armik i Kosovës së Albin Kurtit.

Sulmet kanë vazhduar dhe më tej në studio televizive, nga njerëz të Albin Kurtit.

Por ashtu siç thashë, dëmi nuk është se po përjetohet si betejë e Albin Kurtit, por dëmi është se po përjetohet si betejë kundër aleancës pro-perëndimore në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptarët në Maqedoni, mund të jenë të lirë dhe të realizuar vetëm në një shtet demokratik pro-perëndimor. Çdo regjim tjetër ata i bën të mos ndjehen në vendin e tyre dhe i kthen në qytetarë të dorës së dytë.

Beteja e Albin Kurtit është pikërisht për t’i kthyer ata në qytetarë të dorës së dytë.

Nuk ka rendësi nëse kandidati i Albin Kurtit, Taravari, del i 4 apo i gjashti. Ajo që do mbahet shënim, është që Albin Kurti bëri betejë që në Maqedoni të Veriut për të mos fituar koalicioni pro-perëndimor. Ato mund të mos fitojnë dhe pa sulmin e Abin Kurtit, ndaj është e rrezikshme që ky të bëhet pis në emër të Kosovës, kundër Perëndimit.

Se boll e ka damkën e tillë për atë që bën në Kosovë, për atë që tentoi të bëjë në Shqipëri. Kjo në Maqedoninë e Veriut është tepër, pasi kjo ndikon drejtëpërdrejtë në liritë e shqiptarëve në atë shtet.

Nuk është punë votash, është fakti që Albin Kurti u dikton atyre të jetojnë në një shtet anti-perëndimor. E kanë pas një të tillë deri më 2001, sa rrëmbyen armët. Nuk ka pse lufton Albin Kurti t’ua rikthejë përsëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN BLUSHI/ Pse e sulmoi Irani Izraelin?
Previous article ILIR YZEIRI/ Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k