• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Babale dhe Balilë
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Babale dhe Balilë

January 17th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Arrestimi i Klement Balilit ishte padyshim një sukses i Policisë së Shtetit dhe strukturave ligjzbatuese, të cilat arritën të thyenin çdo “barrierë” politike që në heshtje e kishte mbrojtur me harresë atë deri sot. SHBA dhe BE përmes ambasadave të tyre në Tiranë, e përshëndetën arrestimin e tij dhe me nota optimizmi falenderuan Policinë e Shtetit. Por PD ishte e vetmja seli politike, nga ku arrestimi i Klement Balilit u trajtua si arrestimi i Babales së Vlorës, duke mos e quajtur as sukses dhe as arritje të punës intensive të strukturave të shtetit, por thjesht “dështim, bashkëpunim” etj etj.

Ata që prej 6 vitesh merren me montazhin e video-përgjimeve dhe “gjetjen e dosjeve sekrete” për pushtetarët, ata që bënë namin derisa Babalja i Vlorës të arrestisej duke e quajtur “hero”, po shfryjnë sot me arrestimin e Klement Balilit, për të cilin deri dje deklaronin se “nuk do policia që ai të arrestohet”.

PD është kthyer prej kohësh në forcë aspak serioze politike, është bërë me hije, dhe ecën kuturru si një anije pa timonier në det të hapur, duke parë ëndrra me babale dhe balilë, duke sulmuar jo vetëm Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brëndshme e shërbimet e tjera ligjzbatuese, duke kontestuar çdo arrestim, shkarkim, penalizim, dhe denigrim që i bëhet personave të kërkuar dhe zbuluar me shkelje ligjore.

Derisa nuk ishte arrestuar nga Policia e Shtetit, ervinët e PD nuk lanë fjalë, akuzë dhe mashtrim pa përdorur dhe deklaruar,duke bërë “bashkpunëtorë të Klement Balilit” deputetë, ministra e qeveritarë, ama duke mos përmendur kurrë emra të veçantë të jetës politike.

E kthyer në babaleparti, edhe në rastin e suksesit të arrestimit të Balilit, kjo PD sërish duket “ fytyrëprishur, e shqetësuar, e sëkëlldisur, nervoze”, e mbushur me mllef ndaj uniformave të shtetit, e mbushur me inate të vjetra dhe të reja ndaj atyre që rropaten fushave dhe maleve, fshatrave dhe qyteteve të vendit për gjetjen dhe arrestimin e kriminelëve dhe trafikantëve.

Paçka se PD apo dhe simotrat e saj opozitariste, nuk kanë thënë dhe nuk thonë qoftë edhe një fjalë të mirë për Policinë e Shtetit, ama kurrë nuk mund ti mohojnë asaj aksionet dhe arrestimin e dhjetra bandave kriminale. Të mbrosh Babalen, dhe të mërzitesh përse u arrestua Balili sot dhe nuk u arrestua para 3 vitesh, të deklarosh se “babalet zbuluan trafikun e drogës dhe mbështetësit e tyre” dhe “Klement Balili u arrestua pas një marrëveshje me pushtetarët” do të thotë të kesh rrjedhur mendërish dhe politikisht.

Dalja me urgjencë e “prokurorit” Ervin në një emision televiziv, sëkëlldia që ai kishte gjithmonë kur vlerësohej arrestimi Klement Balilit si arritje e Policisë Shtetit, sulmet dhe akuzat ndaj drejtuesve të strukturave ligjzbatuese, mohimi i çdo vlerësimi pozitiv që SHBA dhe BE bënë përmes ambasadeve të tyre në Tiranë, si dhe “zëri i trashur” me një prej përfaqësuesve të Ministrisë Brendshme, tregoi qartë tensionin mes “opozitarëve të bashkuar”.

E ndërsa opozita ka mbetur në kryqëzimin mes babaleve dhe balilëve, duket se kryetari PD ka vendosur të prezantojë të shtunën para Këshillit Kombëtar ”platformën dhe ekipin e ri drejtues” deri në zgjedhjet lokale.

Padyshim që në ekipin e ri drejtues nuk do të mungojnë “montazhierët dhe prokurorët” e babaleve dhe të mërziturit me arrestimin e Belilit, padyshim që ata do të jenë në krye të sekretariateve të partisë, padyshim që ata do ta zbresin poshtë e më poshtë PD, gjithmonë duke mohuar dhe asnjëherë duke vlerësuar, gjithmonë duke akuzuar dhe denigruar dhe asnjëherë duke promovuar dhe afruar njerëz të aftë dhe me integritet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Protesta e Bashës s'do largoj Ramën, por studentët
Previous article ILIR YZEIRI/ Ilir Meta na kujtoi se jemi një vend karagjoz

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k