• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Nëse Basha do ishte bërë kryeministër: A do i shkonte kush në foltore Berishës?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Nëse Basha do ishte bërë kryeministër: A do i shkonte kush në foltore Berishës?

December 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

A mund realizohet revolucion demokratik me njerëzit e foltores?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të analizojmë karakterin e individëve që i shkojnë sot pas Sali Berishës.
A janë idealistë apo servilë njerëzit që mbushin foltoren?
Ne nuk mund ti përgjithësojmë në mënyrë absolute turmën pasi ka disa personalitete, por mund parashtrojmë disa karakteristika të mungesës së integritetit të këtyre njerëzve, që provojnë se në rrethana të tjera ata nuk do mbronin idealet demokratike të partisë së tyre:
– ku ishin njerëzit e foltores kur Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën në 17 Maj?
– ku ishin turmat e foltores kur dhjetëra liderë demokrat e quajtën Bashën besë-prerë përpara se ai të tradhtonte Berishën?
– ku ishin demokratët e foltores kur Basha tradhtonte kauzat dhe pasurohej?
– ku ishin këta që brohorasin “o Sali o hero”, kur Berisha e quante Bashën lider modern?
Që Lulzim Basha duhet largohet këtë nuk e vë në dyshim askush, por jo se e kërkon Berisha.
Lulzim Basha duhet largohej në mëngjesin e 26 prill, atëherë kur me turp humbi dhe shkatërroi opozitën, por ai nuk u largua sepse delegatët legena që sot i bashkohen foltores, ri-votuan sërish Lulzim Bashën.
Turma e foltores s’ka moral të thotë besë-prerë Lulzim Bashës, sepse ata duartrokitën Lulzimin në çdo pabesi që na bëri ne duke na tradhtuar dhe braktisur në luftën për një Shqipëri ndryshe.
Foltorja sot, ishte floktorja dje, e cila krehu bishtin e Lulzimit.
Foltorja duhet të na kërkoj të gjithëve ne, që kemi 5 vjet e quajmë Lulzim Bashën besë-prerë, por nuk na besonin.
Turma e foltores nuk u mblodh që të shporr Lulzimin kur ai humbi, por kur largoi Sali Berishën.
Ata janë pa shpresë dhe po sulmojnë një të mbaruar.
“BESA” kundër Saliut është kauzë dhe ngre frymë revolucuonere brenda partisë por jo për ndryshimin e Shqipërisë.
Që ta kuptoni sa karakter ka foltorja, mjafton ti jepni përgjigje pyetjes:
“Nëse Lulzim Basha do ishte kryeministër dhe do përjashtonte Berishën: A do merrnin pjesë ata në foltoren e Berishës, apo do lëpiheshin në kolltuqet e qeverisë Basha?”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Një këshillë për Sali Berishën në prag të Kongresit!
Previous article MERO BAZE/ Karshillku ndaj SHBA si alibi për thellimin e ndëshkimit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k