• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Karshillku ndaj SHBA si alibi për thellimin e ndëshkimit
Home
Blog

MERO BAZE/ Karshillku ndaj SHBA si alibi për thellimin e ndëshkimit

December 6th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Nuk është e sigurtë nëse SHBA  do ta përfshijë Sali Berishën në listën e atyre personave ndaj të cilëve do të thellohen ndëshkimet për korrupsion dhe minim të demokracisë në Ballkan, pas paralajmërimit të fundit që ka bërë Departamenti i Thesarit në SHBA, por është e sigurtë se Sali Berisha kërkon t’i dalë përpara një ndëshkimi të ri të thelluar amerikan.

Siç u bë e ditur publikisht, Departamenti i Thesarit të SHBA pritet të vendosë një sërë sanksionesh për  njerëzit e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze me të drejtat e njeriut dhe ata që janë cilësuar nga SHBA si minues të demokracisë.

Sali Berisha nuk është i qetë dhe i sigurtë në fushatën e tij për të rrëmbyer Partinë Demokratike dhe po forcon frymën anti-amerikane, për t’u dhënë zemër gjithë banditëve dhe hajdutëve në këtë vend, të mos kenë frikë nga drejtësia ndërkombëtare, pasi asaj kombëtare ja kanë pirë lëngun.

Karshillëku i tij ndaj SHBA dhe sidomos organizimi i foltoreve “onlinë” në “zemër të armikut”, është një përpjekje për t’i dëshmuar SHBA-së se ai është njeri me mbështetje popullore, ndaj duhet të ndalet ndëshkimi i mëtejshëm ndaj tij.

Lista e Departamentit të Thesarit është një sanksion ndaj gjithë pasurive të tij dhe familjes së tij në gjithë botën dhe detyron Prokurorinë shqiptare të nisë hetim të detajuar për çdo qindarkë të tyre gjithë jetën.

Nëse Berisha nuk do bënte “Foltoren” kundër SHBA, ai mund të bënte “Foltoren” me shqiptarë të Greqisë që janë rreth 1 milionë dhe votojnë në Shqipëri shumica, me shqiptarë të Italisë apo Gjermanisë, ku dhe mund të shkojë fizikisht. Por ai nuk e bën as për vota, as për të marrë PD, se nuk ka çfarë merr. E bën thjesht si shantazh ndaj SHBA.

Dhe objektivi është shumë i pastër. Nëse ndëshkimi ndaj tij thellohet, ai e ka një alibi dhe thotë e bënë se u bëra miting me Bathoren në SHBA.

Nëse ndëshkimi ndaj tij nuk thellohet së afërmi, u jep zemër mbështëtësve të tij, se SHBA u zbyth dhe se arritën përmes “Foltores” të shmangnin një goditje tjetër nga Sorosi.

Është një histori mashtruesi plak, që do vdesë duke gënjyer, por jo duke shpëtuar nga ndëshkimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Nëse Basha do ishte bërë kryeministër: A do i shkonte kush në foltore Berishës?
Previous article Partizanët e rrotacionit që sot kërkojnë rikthimin e dinosaurëve Meta-Berisha

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k