• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Një këshillë për Sali Berishën në prag të Kongresit!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Një këshillë për Sali Berishën në prag të Kongresit!

December 7th, 2021 F.autor Blog 0 comments

“Foltorja” është një institucion politik tashmë brenda PD-së dhe injorimi nuk mjafton për ta zhbërë. Sali Berisha është në delir për numrin e ndjekësve në bazë dhe numrin e mbështësve në nivelin e “opinionbërës”. Ajo që mbetet për tu parë tani është nëse Berisha do të bëjë një Kuvend apo do të bëjë një Miting të madh, përmbyllës të fushatës së Foltoreve.

Nëse Berisha do të marshojë në 11 Dhjetor, si një fitimtar, pikërisht atëherë PD ka humbur përfundimisht.

Këtë pritet ta mësojmë në datën 11 dhe këtë e ka në dorë vetëm ai. Dhe Kuvendin nga Mitingu nuk e dallon vetëm ana protokollare, por mbi të gjitha vendimet që do të merren. Besoj se ka vetëm një vendim që do të bëjë ndryshimin, ai i zgjedhjeve të vërteta.

A do të shpallë ai një fushatë reale zgjedhore, apo do të zbatojë parimin “topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj unë”. Nëse Berisha do të vetëshpallet kryetar të shtunën, atëherë të gjithë mbështetësit e tij duhet të kthehen në shtëpi, pa pritur fundin e kuvendit.

Nëse ai do të shpallë seriozisht zgjedhje, atëherë unë kam një propozim:

Kandidatët për kryetarë të bëjnë atë që bënë kandidatët për kryetar të Partisë Laburiste, në 1994, Toni Bler, Margaret Beclett dhe John Smith, të cilët iu drejtuan debateve publike televizive për të parashtuar platformat e tyre politike.

Kjo ishte kthesa e madhe që transformoi një parti të lodhur nga qëndrimi në opozitë dhe e çoi drejt pushtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ Njollat murr-bardha të Prefektit
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Nëse Basha do ishte bërë kryeministër: A do i shkonte kush në foltore Berishës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k