• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Kush i vrau dje, 100% shokët e Sokol Olldashit?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Kush i vrau dje, 100% shokët e Sokol Olldashit?

January 19th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Kreshnik Spahiu
Unë nuk kam besuar kurrë që Sokol Olldashi është vrarë. Kam qenë kundër spekulimeve mbi një atentat dhe kam besuar versionin e aksidentit.
Unë Sokolin dhe miqtë e tij i kam pasur rival politik dhe madje jam sulmuar ashpër nga grupi i tij. Kishim një miqēsi familjare me Sokolin dhe njerzit e tij të afërt por ata nuk e kapërdin dot lëvizjen kuqezi dhe protestat që unë organizova për të rrëzuar Berishën nga pushteti. Ata nuk patën forcën që të ndajnë miqësinë personale dhe ndarjet ideologjike por unë dua ti hedh pas të gjitha sharjet dhe të jem sot ngushullues në funeralin kolektiv. Ata dje u vranë më keq se Sokol Olldashi, pasi u hodhën si kufoma në mes të rrugës që ti shqyejnë egërsirat dhe ti mbuloi balta, mbi të cilën duhet të mbijë Luzimi i familjes Berisha.
I ndjeri miku dhe kundërshtari im Sokol Olldashi, sot bisha vrau çdokënd që të qëndroi pranë. Dikur u kacafytëm së bashku se ti e mbrojte me gjoksin tënd por besprerja dhe mos-mirnjohja ka pushtuar tokën ku prehesh. 5 vjet më parë ike i vetëm por sot të gjithë ata janë viktima të besnikërisë tënde. I këputi një e nga një ashtu siç e kan zakon ai, në pritën e tradhtarit.
Ngushullime Sokol Olldashi për vrasjen e:
1- Arben Ristanit
2- Keltis Krujes
3- Jozefina Topallit
4- Arben Imamit
5- Ridvan Bodes
6- Mesila Dodës
7- Genc Rulit
8- Sherefedin Shehut
9- Astrit Patozit
10- Majlinda Bregut
11- Igli Cara
…….etj etj etj
Më vjen keq që lista funerale është shumë më e gjatë dhe që të gjithë të vrarë në kulmin e karierës. U vranë jo nga armiku por nga krye-miku me thik pas shpine. U vranë atëherë kur opozita duhet bashkohej dhe jo të coptohej. Ata s’ishin miqtë e mi por besonin fort tek ti. Ende nuk e dim mirë si vdiqe ti, por jemi të sigurtë që shokët e tu u eleminuan dhe u vranë politikisht vetëm se nuk të harruan ty.
Lamtumirë kundërshtari im i vjetër!
Sokol Olldashi nuk je vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Njëpërdorimshat!
Previous article ANALIZA/ Emërimi i Ramës, një qëndrim i ri i diplomacisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k