• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Emërimi i Ramës, një qëndrim i ri i diplomacisë
Home
Blog

ANALIZA/ Emërimi i Ramës, një qëndrim i ri i diplomacisë

January 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kryeministri Edi Rama u dekretua ministër i Jashtëm nga presidenti shqiptar, Ilir Meta. Dekretimi konsiderohet si rast i veҫantë, sipas njoftimit të presidencës, e kryhet për të evituar thellimin e krizës institucionale.

Presidenti Meta dekretoi të premten (18.01.2019) kryeministrin, Edi Rama në postin e Ministrit të Jashtëm. Dekretimi vjen 4 ditë pas propozimit të kryeministrit Rama për të qënë ai Ministër i Jashtëm dhe bëhet pa konsumuar afatin prej 7 ditësh që Kushtetuta i jep Presidentit në raste dekretimesh të anëtarëve të qeverisë. Në një njoftim të Presidencës theksohet se citoj” emërimi i Kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm është një rast i veҫantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

 

Jo thellimit të krizës institucionale

Të tjera konsiderata kanë fituar ndaj “rastit të veҫantë dhe të paparashikuar” në Kushtetutë. Në njoftimin për shtyp të Presidencës theksohet se “kreu i shtetit merr në konsideratë që struktura e kabinetit qeverisës është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”. Por krahas kësaj të drejte ka edhe një arsye tjetër madhore: evitimi i thellimit të krizës institucionale Presidencë-Kryeministri dhe dalja e diplomacisë nga ngërҫi që “do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare” vë në dukje njoftimi. Me dekret të Presidentit Meta është shkarkuar edhe Ditmir Bushati, nga detyra e ministrit të Jashtëm.

Cili do të jetë qëndrimi zyrtar i Tiranës për marrëveshjen Serbi-Kosovë?

Nuk ështe sekret se ish-ministri Bushati kishte mbajtur qëndrime të qarta kundër opsionit të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk është sekret edhe që Presidenti Meta ka shprehur të njëjtin qëndrim. Nuk është sekret që Kryeministri Rama nuk është prononcuar kundër ndaj opsionit të ndryshimit të kufijve, duke lënë hapësirë që të mendohet se mund edhe të mos jetë kundër.

Madje edhe refuzimi i Presidentit Meta për të dekretuar, propozimin e kryeministrit Rama që Ministër i Jashtëm, në vend të Bushatit të ishte, i riu 28 vjeҫar nga Prishtina, Gent Cakaj, u mbështet në deklaratat e këtij të fundit pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, të cituara nga vetë Meta se “shkëmbimi i kufijve po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”.

Përballë këtij qëndrimi, Presidenti Meta nxitoi të shprehet se “Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të paprekshme” . Që të dy, presidenti Meta dhe ish-ministri i Jashtëm Bushati, me qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, janë në të njëjtën linjë me Kancelaren Merkel dhe diplomacinë gjermane. Por nuk përjashtohet që ndikimi personal i kancelares Merkel kundër korrigjimit të kufijve mund të ulet pas vendimit të saj për t’u larguar gradualisht nga skena politike, gjë që mund të lërë një hapësirë potenciale për rritjen e rolit të SHBA apo aktorëve të tjerë si Rusia.

Rritja e rolit amerikan u duk në ftesën e presidentit Trump për dy presidentët , Thaҫi dhe Vuҫiҫ, për të firmosur në Washington “marrëveshjen historike” nëse ajo arrihet mes tyre. Presidenti serb Vuҫiҫ tha gjatë vizitës në Beograd, të presidentit rus Putin, të enjten ( 17.01.) se “Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa Rusinë”. Pritshmëritë janë se është koha që Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Rama të deklarojë qëndrimin e Shqipërisë, nëse opsionit i ndryshimit të kufijve, mbetet dominant për të normalizuar marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Kush i vrau dje, 100% shokët e Sokol Olldashit?
Previous article MERO BAZE/ Dekretimi i Edi Ramës, çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k