Para ca kohesh ne STOP u trasmetua nje vidio ku nje “studente” e Italishtes ne Fakultetin e Elbasanit qe kishte 17 provime per vjeshte, donte te kalonte vitin.
Nese do pyesje Stephen Hawking te gjente nje formule, te jemi te bindur se, ai do thoshte “Nuk ka formule per kete”.
Por jetojme në shqiperi, pasi e dredhim bishtin me profesoret, ju kerkojme ndihme atyre. E kur ata nuk ma ndihmojne, therrasim STOP-in.
Ata na vene nje kamer ne gji dhe shkaterrojme nje person dhe karrieren e tij. E kjo behet per arsye se ne shkojme ne fakultet per qef, nuk blejme libra, por blejme IPhone, nuk shkojme ne sallen e leksioneve, por shkojme te bejme thonjtë. Gjate gjithe sezonit nuk shohim nje leksion, por aman kafeve ju bejme zbor.
Nuk marrim asnje provim sezonin e pare, marrim nja 2, në sezonin e dyte. E pastaj duam te marrim 17 provime ne vjeshte.
E ketu fillojme ta dredhim me profesoret. Duke i dhene nr e telefonit si fillim, me pas dalim si grup. Pastaj tek e tek ne kafe. Pastaj ne hotel.
E me pas me kamer ne gji te vendosur nga STOP-i , te shkaterrojme cdo gje.
A ka profesore dhe pedagoge te korruptuar? Sa te duash, ku ti duash, si ti duash. A ka profesore dhe pedagoge, te ndershem? Sa te duash, si ti duash.
Parmbreme pashë po tek STOP-i, qe nje nxenese me nje kamer në gji. Paska denocuar nje mesues.
Ai mesues nuk duhet ta shohe me deren e shkolles. Por te gjithe u morem me mesuesin, e asnje fjale per nxensen. E cila nga 15 shtatori deri ne 10 shkurt ka bere 98 mungesa.
Pra. Nga 15 shtatori deri 10 shkurt, jan në total 140 dite. Nga keto 140 dit 40 jane fundjava.
Pra mbeten 100 dite shkolle. Po prit se 2 dite jemi pushim per festat e Nentorit, 5 ditë per vitin e ri. Pra 100-2-5=93 ditë. Tani 98 mungesa i pjestojme me 6(nr maksimum i lendeve ne nje dite) 98:6=17 ditë.
Perfundimi 93-17=76 ditë. Pra pa marr parsysh se ka ditë qe mungojne mesuesit, apo oret e shkurtuara. Kjo goca me keto ritem i bie qe te shkoje ne shkolle vetem gjysmen e vitit dhe gjysmen tjeter te vitit do ta marre me nje kamer në gji, qe ta vendos STOP-i.
Leave a Reply