• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Origjina e akronimit KÇK
Home
Politikë

EDUARD ZALOSHNJA/ Origjina e akronimit KÇK

February 13th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Të gjithë ata që popullonin bulevardin e Tiranës në vitet ’80 të shekullit të kaluar, dhe që kanë njohur Edmond Pulajn (a.k.a. Mone Pulaj), ndjesë pastë, e dinë se ai është autori origjinal i akronimit KÇK.

I mësenjohur në atë kohë në bulevardin e Tiranës për koloritin e historive me spec që tregonte dhe akronimet pikante, Pulaj e përdorte këtë akronim për punonjësit e ndërrmarrjeve të asaj kohe, që e “ndihmonin” rrogën e tyre të vogël, me parimin “kap ça t’kapësh” (duke vjedhur diçka në qendrat e tyre të punës).

Por si lidhet ky akronim i Mone Pulajt me të njëjtin akronim që po përdor Edi Rama sot për prokurorët e gjykatësit, që, sipas tij, po përdorin parimin “kap ça t’kapësh”, para se të nxirren jashtë sistemit të drejtësisë nga Vettingu?

Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, ndër qindra njerzit (në mos mijra njerzit) që e njihnin nga afër Mone Pulajn, ishin Edi Rama dhe Fatmir Musai (Ed Rama dhe Fate C-ja, kështu i thërriste Monia dy studentët e atëhershëm të Akademisë së Arteve). Në vitin 2014, pas tre dekadash nga koha kur Mone Pulaj admirohej nga shumë “bulevardas” të Tiranës, këta tre persona patën një ndërlidhje krejt të tërthortë mes tyre.

Mone Pulajn e kishte futur në punë në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë Fate C-ja, dikur drejtor i kësaj qendre. Me ardhjen e Ramës në pushtet, u shkarkua Fate C-ja dhe drejtori i ri shkarkoi nga puna edhe Monen e ndjerë. Atëherë, Monia e mbylli trekëndëshin e viteve ’80, duke i shkruar kryeministrit një sms. Të nesërmen i ndjeri Mone më tregoi përgjigjen e “Ed Ramës”, siç vazhdonte ta quante ai kryeministrin. Në të shkruhej: “Mone Pulaj është një monument i bulevardit, që ruhet nga shteti i qytetarëve”. Pas asaj sms-je, Mone Pulaj vazhdoi punën deri  kur nderroi jete.

Kush e ka njohur Mone Pulajn e ka shumë të lehtë të bëjë lidhjen mes “KÇK”-së së tij dhe kësaj që po përdor sot Edi Rama (thjesht si akronim, jo si kontekst). Akronimet dhe batutat e Mones së ndjerë përdoren gjerësisht edhe sot nga qindra (në mos mijra) njerzi, që e kanë njohur atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Me nje kamer në gji dhe o burra të denoncojmë profesorët maniakë!
Previous article ALBERT NIKOLLA/ Gruaja socialiste si model i denjë kundrejt “shotave” demokrate!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k