• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Sa është përhapur Covid – 19 në Shqipëri?
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Sa është përhapur Covid – 19 në Shqipëri?

August 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Shqipëria shënoi sot 140 raste të reja me Coivd 19. Numri më lartë ditor që prej fillimit të epidemisë. Në
total në Shqipëri janë prekur 6676 vetë, ndërsa janë shënuar 205 fatalitete.
Megjithatë në javën e fundit duke se përhapja ka hyrë në një nivel të qëndrueshëm. Grafiku në vijim
ilustron për çdo ditë, mesataren e rasteve të reja pozitive midis ditës së mëparshme dhe ditës pasuese.

Brenda vendit, kemi një shpërndarje të ndryshme të të prekurve sipas qarqeve.

Por, publiku bën me të drejtë pyetjen sa e përhapur është realisht Covid 19 në Shqipëri. Shifra zyrtare e
rasteve pozitive përbën 0,23 % të popullsisë së vendit.

Midis vendeve të ndryshme të vendeve të botës, Luksemburgu rezulton vendi që ka testuar më shumë
se kushdo tjetër. Madje, në Luksemburg, numri i testeve të kryera e kalon e numrin e popullisssë. Të
prekurit në Luksemburg janë 1.15 % e popullsisë së vendit. Nëse përdorim këtë model, në Shqipqëri
mund të jenë rreth 32,775 persona të prekur.
Vendi me numrin më lartë të të prekurve është Katari me 4 % të popullsisë. Nëse përdorim këtë model,
në Shqipëri mund të jenë rreth 114 mijë persona të prekur.
Së fundmi, në Shqipëri, është lejuar testimi serologjik edhe në laboratorë jopublikë për qëllime
administrative.
Bazuar në sa të dhëna kam mundur të mbledh prej dy laboratorë jopublikë rezulton se rreth 10,5 % e
personave të testuar janë pozitivë. Personat e testuar nuk përbëjnë një përfaqsim të plotë të gjithë
vendit prandaj këto të dhëna nuk mund të na shërbejnë për përgjithësime. Grupmoshat që kanë patur
interes për këtë testim nuk përputhen me grupmoshat e rasteve pozitive zyrtare. Ndërkohë që shumica
dërmuse e të testuarve është në Tiranë, përsa i përket rasteve pozitive, në qarkun e Tiranës janë vetëm
gjysma. Megjithatë të dhënat në vijim japin një indicie të situatës fitimin të imunitet të shqiptarëve.

Shpërndarja e testimeve sipas grupmoshave dhe gjinisë ilustrohet grafikisht në vijim.

Ndërsa pozitiviteti sipas grupmoshës dhe gjinisë ilustrohet grafikisht në vijim.

I ashtuquajturi imuniteti i tufës duket se është shumë larg. Deri athere duhet me durim të vazhdojmë të
:
• Mbajmë distancën fizike
• Lajmë duart
• Mbajmë maskën në mjedise të mbyllura
• Ruajmë kontakte të vijueshme me mjekun e familjes
• Shmangim grumbullimet
• Përgatitemi mendërisht dhe shpirtërisht se do të duhet të bashkëjetojmë në një normalitet të ri
• Kërkojmë me rigorozitet edhe nga të panjohurit rreth nesh të respektojnë rregullat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një tallje e paparashikuar me Berishën në PD
Previous article ARTUR AJAZI/ Për zonjat e SHQUP-it

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k