• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Një tallje e paparashikuar me Berishën në PD
Home
Blog

MERO BAZE/ Një tallje e paparashikuar me Berishën në PD

August 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Besnik Mustafaj dhe mund ta kishte kursyer Berishën. Mund të bënte sikur nuk e dëgjoi deklaratën e Genc Rulit, se Berisha nuk është mirë të jetë më në listat e kandidatëve për deputetë.

Ruli nuk ishte duke përjashtuar Berishën, por duke testuar nervat e tij për llogari të Bashës, dhe për të thyer një tabu mes demokratëve.

Por me sa duket tallja nuk paska fund. Besnik Mustafaj doli sot dhe mbrojti Berishën, duke deklaruar se i takon të jetë deputet. Kjo e bën më të plotë talljen dhe më poshtërues autoritetin e Berishës në PD.

Lajmi kryesor tani është që në PD po debatohet nëse do jetë apo jo Berisha deputet.

Komisioni “Nishani” po ndahet. Njëri është pro, njëri kundër. Pastaj Bujari dihet pro. Marku ndoshta kundër. Dhe mund të ngelet fati i tij, tek ajo vajza që s’ia di njeri emrin, veç Pollos.

Përfytyroni tani Sali Berishën, ulur në kolltuk, duke ndjekur deklarimet e Komisionit “Nishani” mbi të ardhmen e tij politike.

Njeriu që ka fshirë nga politika më shumë se gjysmën e personaliteteve të PD, që i ka ndërprerë karrierën kujt ka dashur, përfshi dhe dy anëtarëve të Komisionit që po debatojnë, dhe ka ngritur nga hiçi gjithë anonimët e PD, tani të diksutohet nëse do jetë apo jo deputet.

Deri tek deklarimi i Rulit puna dukej serioze, se ngjante si testim i Bashës. Tani është kthyer në një estradë.

Dhe ky është një ndëshkim i paparashikuar prej tij. Jo se nuk do të jetë deputet, por se për herë të parë, për qënien e tij deputet, po diskutohet si për një njeri të mbetur pa punë, që dikush do t’i japë dorën e dikush do t’i jap pensionin, dikush thotë ka punuar më mirë se Salianji e Balliu, e dikush thotë na ka prishur punë.

Halli i tij më i madh është se ai nuk mund të flasë tani për këtë çështje. Një deklaratë e tij e bën edhe më qesharake, edhe më poshtëruese, biles edhe më të besueshme në një farë mënyre, këtë debat të sajuar.

Duket se ai po i mban nervat dhe nuk do flasë. Por dikujt me siguri do t’i çojë fjalë për këtë poshtërim.

Unë mezi po pres Lulzimin, të dalë një xhiro nga Hamallaj në Lalëz këto ditë, dhe të thotë: S’di kush e ka vënë në diskutim qënien e Berishës në listën e PD. Dhe nuk besoj se Komisioni do mërzitet që po i hyn në kompetenca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Lufta me Covid-19 është luftë në territor
Previous article ILIR BEQAJ/ Sa është përhapur Covid – 19 në Shqipëri?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k