• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Për zonjat e SHQUP-it
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Për zonjat e SHQUP-it

August 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Si ka mundësi, si mund të ndodhë, dhe si nuk i vret ndërgjegja e shpirtit, kur dalin dhe broçkullisin, kur dalin dhe ndjellin vetëm të zeza, kur dalin dhe nxijnë gjithçka, dhe luten të rritet bilanci viktimave ? Si ka mundësi që gra, nëna, bashkëshorte, dalin dhe hedhin vetëm “zift” të zi, mbi jetët dhe qetësinë shpirtërore të shqiptarëve, tek deklarojnë balance të rreme, tek shpallin “gjendje të jashtëzakonshme” dhe pse jo edhe lufte, tek mohojnë veprën dhe kontributin e një armate të madhe të mjekëve dhe infermierëve që kanë mbi 5 muaj që po punojnë me shpirt, për të shëruar të prekurit nga COVID-19, në spitalet tona?

Nuk mbetet një ditë e vetme, ku të mos dalin në ekranet e medieve gratë e SHQUP-it, ato që duhej të ishin pararoja e zbutjes së klimës dhe gjuhës së hidhur nga drejtuesit, nga ekstremistët dhe mediokrrit, ato që duhej të ishin të vetmet në Partinë Demokratike, që do të përkrahnin fuqishëm mjeket dhe infermieret e QSUT, dhe spitaleve të tjera nga ku trajtohen të infektuarit me COVID-19. Dalin dhe bëjnë gjoja “balance e statistika” dalin dhe gjoja “qajnë për hallet dhe problemet e popullit”, dalin dhe gjoja kërkojnë të dinë “sa laboratore dhe shtretër ka në spitale”.

O Zot, kush flasin. Ata që kur ikën nga pushteti në 2013, i kishin lënë spitalet, ambulancat e laboratorët, sikur të kishin dalë nga lufta, ata që emëruan drejtorë spitalesh, ambulancash, dhe shefa laboratoresh, militantët e tyre, që kur u larguan nga detyra, nuk kishin lënë krevatë dhe dollapë pa vjedhur nga institucionet.

Por të paudhët, nuk binden edhe kur shikojnë transformimet, nuk binden kur prekin ndryshimet, por i janë sulur Ministrisë së Shëndetsisë, kryeministrit Rama dhe çdo mjeku, që jep mesazhe të ngrohta dhe solidariteti për shqiptarët, dhe therrëse dhe përçmuese për politikanët destruktivë. Janë ata që nuk ngopen me raportime të dhimbshme, janë ata që nuk ngopen me numrin e viktimave, por luten të rriten shifrat e tyre. Prej ditës së parë të kësaj pandemie, të vetëlarguarit nga politika, ishin dhe mbeten “delja e zezë” e angazhimit dhe solidaritetit mes shqiptarëve. Specialistët (ata që i quajnë të tillë) dhe “doktorrët” e SHQUP-it, kanë 5 muaj e gjysëm që luftojnë me masat dhe kujdesin e qeverisë, duke i hapur luftë mediatike dhe politike, çdo nisme, çdo ndihme, çdo projekti që ka lehtësuar dhe po lehtëson barren e rëndë të kësaj krize shëndetsore dhe ekonomike.

Të paudhët, kanë humbur arsyen, kanë humbur ndjesitë, kanë humbur toruan, kanë humbur gjithçka njerësore, vetëm për të arritur tek pushteti. Duke vënë në “pararojë” të propogandës gratë ish-ligjvënëse të SHQUP-it, ata duan të përligjin “thirrjet e kujdesit ndaj shëndetit të shqiptarëve” por që në fakt, pas çdo raportimi të përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, shihet dashakeqësia dhe padurimi, për të dëgjuar rritjen e numrit të viktimave. Por shqiptarët ishin dhe janë me fat, pasi në këto kohë krizash dhe pandemish globale, nuk kishin, nuk kanë dhe nuk do të kenë në qeverisje partinë e SHQUP-it, vampirët e pushtetit, të paudhët që nuk ngopen me raportime viktimash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Sa është përhapur Covid – 19 në Shqipëri?
Previous article EDONA LLUKAÇAJ/ As vdekjen nuk ditkemi më ta respektojmë, se jetën jo e jo

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k